Më braktisi në momentin më të vështirë

Gazeta Paloma - - Histori Personale -

Përshëndetje të dashur miq të gazetës sime të preferuar! Unë që po ju shkruaj jam një djalë 25 vjeç dhe ndodhem pas hekurave të burgut. Po ju shkruaj për një histori të dhimbshme, e cila më ka bërë të mos e dua më jetën. Tashmë ditët e mia nuk kanë më asnjë kuptim. Ndodhem brenda këtyre katër mureve dhe jashtë nuk kam asnjeri që të më presë e të më dojë. Edhe atë që kisha, e humba. Ose më saktë, më braktisi. Ju pyes juve, të dashur miq, a mund të braktiset njeriu që do vetëm pse ndodhet në burg? A nuk është dashuria sakrificë? Apo thuaj kështu është jeta, kur je mirë të duan të gjithë e kur gjendesh në vështirësi të kthejnë të gjithë krahët? Por unë nuk e prisja kurrë prej saj që do të më trajtonte në një mënyrë kaq mizore, kur e dinte se sa shumë e doja unë. Isha i sigurt që asgjë nuk do ta mposhte dashurinë tonë, por ja që nuk ndodhi kështu...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.