Syhan dhe Xhesur ribashkohen në hakmarrje

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Syhanit i prishet makina në rrugë dhe Xhesur e fton të shkojnë me makinën e tij edhe pse ende i mban qëndrim që ka abortuar fëmijën e tij. Shirin ndalon Saliun që t’i japë para Rizas. Sali ka planifikuar një mënyrë për të hequr qafe Rizan. Bylent bind Mihribanin që t’i tregojë Xhahides adresën e shtëpisë së re të Korhanit. Xhesur debaton me Syhanin që ka abortuar dhe e fajëson atë për situatën ku ndodhen. Syhan fajëson Xhesurin për fundin e tyre. Xhahide bind Korhanin se Hylja po e kërcënon me jetën e vajzës së tyre. Xhesur dhe Syhan debatojnë sepse Syhan nuk dëshiron që Xhesur të takojë mikeshën e tij. Xhesur shkon me këmbëngulje për të folur me vajzën e personit që dyshohet si vrasësi i Fygenit. Ai ka muaj që është larguar nga Korludag. Xhesur mëson se ai ka një dashnore dhe vihet në kërkim të saj. Tahsin luan me Myzaferin dhe Hyljas i bëhet qejfi. Korhan pranon Xhahiden në shtëpinë e tij për të mbrojtur fëmijën dhe i kërkon asaj të pastrojë dhe të gatuajë. Xhesur dhe Syhan shkojnë në hotelin ku punon dashnorja e të dyshuarit dhe për të zënë një dhomë shtiren sikur janë të ftuar në dasmën që organizon hoteli. Xhesur dhe Syhan detyrohen të qëndrojnë në të njëjtën dhomë. Sali heq dorë nga puna me Rizan. Riza nxehet dhe kërcënon Saliun. Sali i kthen kërcënimin duke i thënë se edhe ai do ta denoncojë në polici nëse e arrestojnë. Kemal e kupton se Shirinin po e shqetëson diçka. Syhan përpiqet t’i vjedhë telefonin dashnores, por nuk ia del. Xhesurit i bën përshtypje fakti që Syhan merr pije analkoolike. Hylja flirton me Tahsinin. Tahsin i bën të qartë Hyljas se dashuron Adaletin. Korhan kalon natën jashtë dhe Xhahide fillon të dyshojë se ai ka një dashnore. Syhan dhe Xhesur kërcejnë së bashku. Syhan përgjon bisedën e dashnores dhe zbulon që ajo do të takohet me të dyshuarin për vrasjen e Fygenit pas dasme. Korhan e kupton se Xhahide është xheloz për të. Një e ftuar ngacmon Xhesurin, por ai e refuzon pasi nuk do të lëndojë Syhanin. Xhahide i hyn Korhanit në shtrat. Korhan e thërret me një tjetër emër dhe Xhahide nxehet. Xhesur pyet Syhanin se pse nuk i ka treguar më parë që nuk ka qenë shtatzënë, pasi për fëmijën do të kishte ndryshuar çdo gjë. Xhesur e quan Syhanin vrasëse. Syhan e quan Xhesurin fajtor për vrasjen e Fygenit. Xhesur preket dhe Syhan i kërkon falje. Tahsin takon Adaletin në burg. Riza i bashkohet takimit të tyre dhe Tahsin nxehet me të. Xhahide i përgatit mëngjesin Korhanit, por ai ende sillet sikur ka një femër tjetër. Xhahide braktis Korhanin. Syhan dhe Xhesur ndjekin dashnoren e të dyshuarit dhe përfundojnë duke shkuar në shtëpinë e tij. Xhesur nuk e lejon Syhanin të komunikojë me të dyshuarin. Ai i rrëfehet se dikush e ka kërcënuar dhe prandaj është detyruar që të aarratiset. Tahsin arrin të hapë një kompani të re.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.