Samanta Karavella –

Gazeta Paloma - - Argëtim -

E vogla kaq e madhe e skenës, këngëtarja Karavella, ka krijuar mjaftueshëm eksperiencë sa për të ndarë shapin nga sheqeri në jetën e vet. U rrit përpara publikut, ndaj shpesh kemi bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh për mos ta kritikuar në çdo hap. E dini pse? Sepse dikush që tregon se mëson nga gabimet e veta, me patjetër do ecë në rrugën drejt suksesit. Kështu ka vepruar Samanta! “Me kolegët kam marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme. Lidhur me lajmet e publikuara për armiqësinë time me këngëtaren Ronela Hajati, dua të them vetëm se unë vendosa të nis një kapitull të ri në jetën time. Nuk më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk ekziston. Më pëlqejnë miqësitë e pastra”, - do të shprehej ajo në intervistën më të fundit. Ja pra, ka folur qartë, me emra konkretë, me logjikë të fortë dhe pa “doreza”! Një arsye e fortë që publiku ta duartrokasë jo veç për performancat artistike, hiret e sharmin, por edhe për mençurinë. Bravo zemra!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.