Armina Mevlani –

Gazeta Paloma - - Argëtim -

Vërtet e ke? Si moj ta vodhën fjalëkalimin kur ti vetëm një palë këpucë i blen me mijëra euro? Kaq pak investon për sigurinë tënde kibernetike? Albërie, kishim besim që ecje me hapin e kohës, njësoj si në çdo fushë tjetër…ama na zhgënjeve. Që thoni ju të nderuar, zonja që është bërë dhe gjyshe, në rrjetet sociale u shfaq në një foto të nxehtë. Me të brendshme të kuqe dhe në një pozicion mjaft intim, këngëtarja Hadërgjonaj u “kryqëzua” nga komentet e fansave. Nuk nguroi dhe erdhi përgjigjja e zgjuar, që gjithçka ishte një montazh i shëmtuar, pasi i kishin ndërhyrë në llogaritë e saj. E besoni? Ne jo për vete, ndaj nuk lejojmë të na hedhë hi syve dhe të na fyejë inteligjencën. Patjetër që ka mundësi të ndodhë, ama jo te një person që zhvishet natyrshëm edhe në skenë. U plake dhe mend nuk vure i thonë kësaj! Çfarë t’i bëjmë Albëries, meqë e kemi dhe xhan? Maksimumi e klasifikojmë si “OUT” këtë javë, veç kaq!

Po çuditeni? Ndërsa ne po buzëqeshim, sepse shpesh ka qenë “viktimë” e klasifikuar si “OUT”, brenda kësaj rubrike. Jo këtë radhë, për këtë iniciativë dhe këto fjalë të sinqerta... Armina e ka një “IN” të merituar. Lidhja e tyre e paragjykuar po vijon plot pasion, ndërsa ajo ndihet e dashuruar si ditën e parë. E shpreh në çdo lëvizje qepalle, në çdo fjalë të ëmbël dhe postim në rrjetet sociale. “Në duart e mashkullit të duhur, një grua është 100 gra të ndryshme. E kufizuar vetëm nga imagjinata dhe aftësia e tij për ta bërë të ndihet e sigurt dhe për ta drejtuar. Përmendni shokun/shoqen tuaj që ka gjetur mashkullin e duhur”, - ka shkruar blogerja e njohur krahas fotos së saj. A ka vlerësim më të madh për një burrë? Po fushatë më të bukur online? Një “goditje” në formën e duhur dhe momentin e përshtatshëm! E sheh që ne nuk dimë vetëm të kritikojmë? “Paloma” të jep vlerësimin e merituar, kudo dhe kurdo!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.