Bëhuni ju Mister X!

Gazeta Paloma - - Histori -

Çdo javë një pyetje që i drejtohet Mister X do të botohet në faqen e Facebook-ut të gazetës. Ju keni mundësi t’i jepni përgjigje. Përgjigjja e përzgjedhur do të botohet në numrin e radhës të gazetës. Për këtë radhë është përzgjedhur pyetja e mëposhtme. Pas përgjigjes së Mister X, janë zgjedhur edhe disa përgjigje të lexuesve në faqen tonë të Facebook-ut.

Jam martuar me një nga Veriu pas 2 viteve fejesë dhe jetoj në Francë. Që në fillimet tona ai më thoshte se nuk ndahet nga vëllai i tij i vetëm dhe unë pranova që të jetonim në një shtëpi me kunatin dhe familjen e tij. U bënë tashmë 4 vite që jetojmë bashkë, por këtë vit kunata ma ka sjellë në majë të hundës. Për çdo gjë më kundërshton, në sy më hiqet sikur më do e pas shpine flet keq me burrin e saj për mua. Madje shton edhe fjalë të pathëna. Për çdo gjë ma hedh mua fajin dhe vetë bën sikur është prekur. Është një person me dy fytyra dhe unë këtë gjë e kam kuptuar vonë. Çdo ditë gjen ndonjë gjë që të flasë dhe unë s’po duroj dot më. Kam folur me burrin për gjithçka që ajo më ka thënë dhe më thotë të duroj se do dalim në shtëpi më vete. Unë jam shtatzënë dhe kjo gjendje në shtëpi më ka bërë shumë nervoze, aq sa qaj në heshtje. Si t’ia bëj që t’ia mbush mendjen burrit që të ndahemi në shtëpi veç? Ndonjëherë kam tentuar të flas me kunatin pasi është njeri i mirë e t’i tregoj gjithçka, por kam frikë mos i fus në ngatërresë. Si të veproj, të pres në heshtje apo të shpërthej pasi e kam në majë të hundës? Orgesa, 25 vjeçe.

Rolanda Lleshanaku: Mos nxito zemër, bëhu edhe ti pak e zgjuar. Bisedo me burrin, por gjërat t’i kesh me fakte, jo vetëm fjalë. Ta marrë ai situatën në dorë e ta analizojë ai në është gabimi yt apo i kunatës, por çdo gjë me mirëkuptim që edhe vëllezërit të mos zemërohen me njëri-tjetrin.

Lory Lory: Atë bashkëjetesën e dy çifteve në një shtëpi duhej ta kishe menduar mirë që në fillim, para se të pranoje. Gjithsesi, ulu bisedoje me bashkëshortin e thuaji që nuk ndihesh mirë me këtë jetë kolektive dhe mundohuni të gjeni një zgjidhje. Janë shumë të rralla ato kunata që shkojnë me njëra- tjetrën. Dhe nga ato zënkat e vogla që janë në fillim, me kalimin e kohës kthehen në debate të mëdha. Në fund do të acarohen dhe ata të dy si vëllezër. Më mirë në shtëpi më vete që të ruani pak dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin sesa bashkë dhe të haheni si ata qentë. Herik Herik Hanko: Po mirë të ka thënë burri, duro. Po shpërtheve s’ke gjë. Më dëgjo gocë, do t’ia dalësh. I duruari, i fituari. Klodian Hoxha: Duhet të bisedosh me burrin shtruar dhe duhet të vendosni ju për familjen tuaj. Duhet të jetoni një jetë të qetë. Nga gjaknxehtësia askush nuk fiton asgjë përveçse shkatërron nervat. Behar Karaj: Të keqen e ke nga burri, ngaqë ai e di hallin tënd. Dhe ti thuaji kunatit se çfarë ndodh me gruan e tij pas shpinës. Mos e mbaj më sekret. Asgjë nuk ka për të ndodhur, nëse ngatërrohen. Rasa Arjan Giani: Atë burrin tënd e paske hundë qurre, më fal që po ta them, por burrë nuk quhet ai. Eltian Halilaj: Mundohu të bindësh burrin të ikni në shtëpi tjetër. Sado të flasësh me kunatin, sado i mirë të jetë, nuk do të të kuptojë. Bëj çmos të ikësh para se të lindësh. Sado e vështirë jeta do të të dalë më për mirë në shtëpi të re. Tina Hodja: Gabimi është bërë që në fillim që keni pranuar të jetoni bashkë. Tani të ngelet të përdorësh pak zgjuarsi, mos ta ngatërrosh burrin me vëllanë. E mira është të flasësh me burrin për lindjen e fëmijës, mënyrën e edukimit. Është më mirë të jetojmë vetëm. Mos e ha shpirtin me budallallëqet e kunatës. Të uroj fat! Petrit Kraj: Vendosi një dinamit kur të jetë vetëm, por ti largohu kur të plasë. Denisa Dhana: Bind burrin të bisedojë me vëllanë e vet për këtë problem. Fecorr Jona Mbrati: Po ke zgjidhje o gocë, ndaj burrin, të mbajë vëllain e kunatën pastaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.