Alketa Vejsiu vs. Dalina Buzi

Gazeta Paloma - - Stil & Dieta -

– Ambicia e paepur dhe eksperienca disavjeçare janë emëruesit e përbashkët të dy vajzave tona, që kanë pasur një konflikt me tone të ashpra. Molla e sherrit në rastin konkret janë klikimet e portaleve, që përkatësisht drejtohen nga Dalina dhe Alketa. Po pyesni se kur kanë qenë kolege? Kanë shërbyer si pjesë e stafit të “Tv Klan”, kaq mjafton për të treguar se janë ndeshur shpesh në të njëjtat korridore, në orare të ndryshme të ditë – natës. Zero tolerancë kur vjen puna te biznesi, aq sa nuk e kanë problem të flasin hapur e publikisht. Ishte një renditje e “Monitor”-it, që u përgënjeshtrua nga zonja Buzi, ama përgjigjja e Alketës erdhi si rrufe në qiell të hapur duke përdorur për ish – kolegen nofkën “Dalinka”. Ndër të tjera, moderatorja e mirënjohur tregon se nuk ka përdorur një material copy – paste, por ka përfshirë në të vetëm një pjesë të portaleve, për efekt të shkrimit, që nuk ka të bëjë me renditjen, por me prezantimin. Pse gjithë ky mllef? E ka kërkuar Dalina? Jepni gjykimin tuaj, pasi të keni lexuar këtë citim të sajin: “Meqenëse kam ca vite më shumë gazetarie se znj.Vejsiu, i kujtoj se kur merr diçka copy-paste ose nise dhe bitise siç është dhe cito burimin, ose mos e deformo në favorin tënd!” Dhe që ta çojmë deri në fund, po sjellim edhe një pjesëz nga postimi i Alketës: “Edhe unë po i kujtoj disa gjëra znj. Buzi, që xhelozinë njerëzore ia njoh me zë dhe me figurë. Të jesh drejtuese e një medie nuk do të thotë të jesh gazetare dhe kot ka merak të më kujtojë aftësitë e gazetarisë, sepse unë nuk kam pretenduar kurrë që jam gazetare e mirëfilltë, por parimet ia njoh dhe ia respektoj”. Komentet janë të tepërta në rastin konkret, sepse inati i ish – kolegeve është më se evident… Sa keq!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.