Sinem Kobal në një krizë xhelozie

Gazeta Paloma - - Koktej -

Kohët e fundit, bashkëshortja e Kenan Imirzalioglu, nuk po merr dot asnjë rol nëpër filma. Aktorja 30 vjeçare për këtë arsye po kalon në një krizë xhelozie. Nga inati ajo ka fshirë fotografinë e Kenan me Berguzar, të cilët shkonin shumë përkrahë njëri tjetrit në telenovelën “Karadaji”.

Çifti është martuar në maj të 2016. Hera e parë që u vu re xhelozia e saj për Berguzar Korel ka qenë vitin e shkuar në një mbrëmje ku ka bërë çdo gjë që ti shmangej takimit me Berguzarin. Shpesh herë është acaruar me faqet e fansave që kanë ëndërr të shikojnë sërish

Berguzar dhe Kenan sëbashku. Kobal nuk ndihet mirë për faktin që bashkëshorti i saj shkon shumë me Berguzar dhe këtë e pohojnë të gjithë. Aq e kërcënuar ndihet ajo nga Berguzar sa e ka hequr edhe nga lista e ndjekësve të bashkëshortit. 30 vjeçarja po ashtu ka bllokuar çdo faqe fansash të “çiftit” Berguzar- Kenan.

Edhe pse Sinem është vetë aktore sjellja e saj ndaj Berguzar ka tërhequr shumë vëmendje. Kenan ka rindjekur sërish Berguzarin. Kjo nuk është hera e parë që Sinem bën një veprim të tillë, pasi edhe më parë ajo është bërë xheloze për kolegen e Kenan në një tjetër film,

Meryem Uzerli.

Sikur të mos mjaftonte kjo krizë xhelozie çifti ka patur edhe një tjetër problem. Ndërsa kanë sheshuar debatet me njëri tjetrin kanë zgjedhur të darkojnë sëbashku në një restorant luksoz, por nuk i kanë pranuar brenda. Kjo ka ndodhur pasi restoranti ka qenë i mbushur plot. “Kur të vi herën e dytë nuk dua të kem sërish të njëjtin problem,”- ka thënë Kenan i irrituar. “Edhe nëse vini për herë të tretë apo të pestë, nëse nuk keni bërë më parë një rezervim nuk mund të hyni brenda zotëri,” - ka shokuar me përgjigjen e tij organizatori i restorantit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.