Pas ndarjes nga Klaudia, Albi në lidhje me balerinën e njohur: Ja detaji që po i çmend të gjithë

Gazeta Paloma - - Koktej -

Koreografi Albi Nako është arratisur nga Tirana për të pushuar disa ditë në Bruksel.

Pak orë më parë u përfol se Albi është larguar në të njëjtën kohë që ish-bashkëshortja e tij, Klaudia Pepa, ka mbërritur në Tiranë.

Nuk dihet nëse ky është një udhëtim pune i planifikuar paraprakisht nga koreografi, por ajo që dimë me siguri është se ai nuk ndodhet vetëm atje.

Balerina e njohur e trupës së TV Klan, Alba Hoxha, ka bërë gjithashtu të ditur se ndodhet në Bruksel.

Ajo ka publikuar foto nga Brukseli, duke i bërë të gjithë të dyshojnë se marrëdhënia me koreografin mund të jetë më shumë se miqësore. Të jetë rastësi apo dyshja do me të vërtetë të na japë ndonjë lajm të bukur?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.