Xhesuri plagoset me armë zjarri

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Shirin është e sigurt se Xhesur është i pafajshëm dhe i thotë Syhanit se vrasësi i të atit është Riza. Riza i thotë Tahsinit se fëmija që ka dëshmuar vrasjen e Saliut është në duart e tij. Shirin i tregon Syhanit për fotografitë e saj që Riza mbante fshehurazi. Shirin qan për herë të parë kur mendon se babai i saj është vrasësi i Fygenit. Tahsin urdhëron Rizan të lirojë fëmijën. Riza planifikon një kurth për Xhesurin që ai të fajësohet për vrasjen e Saliut dhe rrëmbimin. Shirin deklaron dyshimet e saj në prokurori. Syhan vendos të vihet e vetme në kërkim të Rizas. Prokurori i lutet Syhanit që të bindë Xhesurin të rikthehet në burg. Nëna e fëmijës telefonon Syhanin dhe i thotë se Ali kërkon të flasë vetëm me Xhesurin. Policia merr Rizan në pyetje. Syhan përfiton për të kontrolluar dhomën e Rizas dhe gjen një disk. Riza mohon akuzat që Shirin ka ngritur kundër saj. Policia merr një telefonatë anonime që denoncon vendndodhjen e Xhesurit. Xhesur tenton të arratiset sërish. Fëmija dëshmitar i vrasjes ndodhet i lidhur nën mbikëqyrjen e një plaku. Ai i ngre atij kurth duke u arratisur pasi shkon në tualet. Mihriban has fëmijën në rrugë dhe e merr në makinën e saj për ta shpëtuar. Xhesur plagoset me armë zjarri gjatë arratisjes. Syhan mbërrin në kohë për të shpëtuar Xhesurin nga burgu. Xhesur nuk pranon të shkojë në spital. Policia e di se Syhan ka ndihmuar Xhesurin të arratiset. Mihriban dërgon Aliun në polici. Nëna e tij tregon se Ali është dëshmitar në vrasjen e Saliut. Prokurori nxehet që Xhesur është arratisur sërish. Syhan mjekon plagën e Xhesurit dhe qan nga frika se mund ta kishte humbur. Ali jep deklaratën e tij para prokurorit. Hylja përgjon bisedën e Turhanit me Xhahiden dhe e kupton se ajo po i ngre kurth Myzaferit. Policia gjen vendndodhjen e Xhesurit. Hylja dhe Xhahide debatojnë dhe Xhahide rrëzohet nga shkallët duke rrezikuar jetën e bebes që pret. Syhan i tregon Xhesurit se Shirin ka dyshime ndaj Rizas dhe se ajo ka gjetur një disk në dhomën e tij. Xhesur dhe Syhan shikojnë diskun ku shfaqet Salih duke vënë në lojë planin për vrasjen e Fygenit dhe duke shprehur urrejtjen ndaj Tahsinit. Policia rrethon shtëpinë ku Xhesur dhe Syhan janë fshehur. Xhesur shtiret sikur e ka rrëmbyer Syhanin dhe e ka detyruar me dhunë atë që ta ndihmojë, në mënyrë që ajo të mos arrestohet. Prokurori i jep lajmin Xhesurit se është provuar pafajësia e tij dhe se Ali ka identifikuar Tahsinin si vrasësi i mundshëm i Salihut. Ali nuk e kujton mirë fytyrën e Tahsinit. Tahsin arrestohet. Xhesur tërheq akuzat kundër Tahsinit për vrasjen e nënës së tij duke pranuar se vrasësi është Salih. Syhan dorëzon diskun në polici duke treguar se e ka gjetur në dhomën e Rizas. Riza shikon kamerat e sigurisë dhe e kupton se diskun e ka vjedhur Syhani. Prokurori nuk pranon të përdorë diskun si provë pasi është i vjedhur. Ai i jep lajmin Xhesurit se do të ndiqet penalisht për faktin që është arratisur. Mihriban viziton Tahsinin në burg dhe i shpreh kënaqësinë që ka rënë në burg për faj të saj. Riza i ofron para plakut që rrëmbeu Aliun që të pranojë se e ka vrarë ai Saliun. Plaku pranon.

Defne zbulon numrin me të cilin Omer ka folur fshehurazi saj dhe bëhet fjalë për një femër. Omer rikthehet vonë në shtëpi. Defne vë re se Omer është i lumtur pasi është rikthyer dhe nuk e pyet për sekretin e tij. Defne dhe Omer rregullojnë së bashku pemën e Vitit të Ri. Seda dhe Sinan planifikojnë martesën dhe shpërnguljen në të njëjtën shtëpi. Derja flet keq për Omerin dhe ai e dëgjon. Koraj përgatit festën e Vitit të Ri në “Passionis”. Sinan dhe Shykri vënë bast me Korajin duke qenë të bindur se Omer nuk do ta vërë kapuçin e babagjyshit. Nihan shkon në punën e Defnes së bashku me beben Iso. Neriman shikon beben dhe dashurohet pas saj dhe këmbëngul që Defne dhe Omer të bëjnë fëmijë. Koraj bind Defnen dhe Sedan të vënë kapuçin e babagjyshit. Defne dëgjon këshillën e Nerimanit për t’i futur në mendje Omerit idenë e martesës. Nihan e kupton se Ajshegyl ka ndjenja për Ison. Koraj kërcënon Omerin se do të digjet me benzinë nëse ai nuk e vë kapuçin. Omer e kupton se në vend të benzinës ka hedhur ujë dhe e vë në lojë. Xhevdet i merr lekët e punës Ajshegylit pa dëshirën e saj. Defne, Tyrkan dhe Serder ndiejnë mungesën e njëritjetrit. Neriman vë zile telefoni muzikën e dasmës që t’i

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.