Gajatri akuzon Tixh dhe Shaktin si vrasës

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Sidarti vjen në vilën Oberoi dhe kërkon Malikën. Sidart përballet me Malikën dhe i kërkon llogari se përse e braktisi në ditën e dasmës. Malika i bën të ditur se ka pasur probleme me familjen e tij dhe faktin se ai nuk e vlerëson punën që ajo bën. Ajo i thekson faktin se për të puna dhe familja e tij janë gjërat më të rëndësishme, duke e lënë atë në hije. Mamaja e Sidartit, Ketki, përballet me Malikën dhe i thotë se nuk do ta falë kurrë për ofendimin që i bëri familjes së tyre. Ketki këmbëngul se femra duhet të sakrifikojë veten dhe karrierën e saj për hir të familjes. Shivai dhe gjithë të tjerët i mbushin mendjen se në një lidhje të dy partnerët janë të barabartë dhe duhet të sakrifikojnë njësoj. Sidarti i kërkon falje Malikës dhe ata pajtohen. Vikram, babai i Sidart, ka qenë shok i ngushtë i Tixh dhe janë zënë. Gjyshja zbulon për të gjithë se arsyeja e zënkës ka qenë Xhanvi, e cila e ka braktisur Vikramin në ditën e dasmës për t’u larguar me Tixhin. Malika mundohet t’i vërë në dukje Shivait faktin se kur është me Anikën ai shndërrohet në një njeri tjetër, në njeri më të mirë dhe qesh. Shivai e kundërshton dhe thekson se me Anikën nuk ka lidhje, aq më tepër që ajo nuk e di se nga cila familje vjen. Prandaj ai po martohet me një vajzë nga një familje me emër të mirë, si Tia. Malika largohet me bashkëshortin e saj. Pas situatës së krijuar me Malikën, të gjitha femrat në vilën Oberoi fillojnë të kërkojnë barazi në lidhjen e tyre. E mërzitur me Tixhin, Xhanvi largohet nga shtëpia. Gjyshja u tregon të gjithëve se ishte Xhanvi dhe Tixh që themeluan kompaninë e tyre. Xhanvi ishte shumë e zgjuar dhe mund të kishte ecur shumë para në karrierë, duke ia kaluar Tixh, por ky i fundit i kërkoi të qëndronte në shtëpi dhe të kujdesej për fëmijët pas lindjes së Om. Pinki gjithashtu rrëfen se ndihet e pavlerësuar dhe sikur nuk përket në këtë familje, duke theksuar se edhe Shivai ka turp nga ajo. Gajatri dhe Rup përfitojnë nga fakti që është festë dhe të gjithë janë të angazhuar, ato futen në shtëpi dhe hapin kasafortën. Në shtëpi fillon menjëherë alarmi. Rup arratiset. Sahil fillon të mërzitet me Anikën, pasi ajo është gjithmonë në vilën Oberoi sa herë që ka ndonjë festë. Shivai dhe të gjithë kapin Gajatrin në skenën e krimit. Ajo bëhet gati të tregojë të vërtetën, arsyen se përse do të hakmerret me Oberoit, por Tixh nuk e lejon. Gajatri i dorëzon Shivait një CD që mban të vërtetën. Komisari kërkon që CD të merret si provë në polici. Tixh shqetësohet. Gjyshja këmbëngul që të dalë në dritë e vërteta. Sahil sëmuret por është vetëm në shtëpi. Në video duket një vajzë që vret veten dhe akuzon Tixh dhe Shaktin për këtë veprim. Gajatri i akuzon të dy si vrasës. Të gjithë shokohen. Policia merr në rajon Tixh dhe Shaktin. Rom druhet se ka diçka të vërtetë në këtë situatë, ndërsa Shivai është i bindur t’i mbrojë ata. Pavarësisht këmbënguljes së Shivait, Tixh dhe Shakti kalojnë natën në qeli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.