A ka në Shqipëri tolerancë fetare?

Gazeta Paloma - - Argëtim -

Turjan Hyska – Ngriva, shkriva, gjalpin e lëpiva… Ju kujtohet edhe juve ajo loja e famshme, e preferuara e fëmijëve të viteve ’80 – ’90? Xhanëm, ekziston një lloj lidhjeje mes tij dhe lojërave, sepse emisionet e para dhe më të suksesshmet i ka realizuar për këtë target, për vogëlushët. Mirëpo Turi u rrit, edhe në moshë, edhe në karrierë. Ca kohë na u bë edhe drejtor Ekzekutiv në “Vizion Plus”, televizioni që i hapi dyert dhe e katapultoi si një ndër emrat më të njohur të ekranit. Kohët e fundit nuk i ka punët mirë dhe kjo është evidente! Pas mbylljes së “Oktapod”-it, e gjithë Shqipëria kuptoi që moderatori ka humbur mjaftueshëm nga pozita e tij e dikurshme. Nuk aludojmë dot për marrëdhëniet me pronarët e “Vizion”-it, por nuk na pëlqen aspak skema që po përdor publikisht, për të fshehur gjurmët. E përgënjeshtroi me ulërimë lajmin se do zhvendoset diku tjetër e fill pas këtij reagimi erdhi fotoja paparace me Sandër Frangajn. Hë mo Turi, të dolën lakrat në shesh, shpejt e shpejt? Nuk ka asgjë të keqe o burrë i dheut, gjëra që ndodhin. Ngatërrohen zorrët në bark e jo më njerëzit me njëri – tjetrin! Ti i njeh ulje – ngritjet, ndaj bën mirë që të tregohesh i vërtetë me publikun, sepse ky element të shton pikë në cilindo ekran. Stop lojës, të lutmi! Suksese! Përshëndetje mikeshat e mia të dashura! Si jeni? Mos u ankoni që jeni lodhur në punë, pasi këto ditë pranvere kanë qenë thuajse pushim të gjitha. Koha e mirë, ditë pushimi po e po, shëtitje me familjen nga liqeni ose nga vendet e tjera ku preferoni të shëtisni nëpër rrethe. Sigurisht që kush ka pasur mundësi, e ka ngrënë një drekë në Durrës. Për ne të Tiranës ai është kulmi i qejfit: të shkojmë deri në Durrës, të sillemi si cuba nga Tirana e të hamë peshk. Aq e kemi të shkretët. Me durrsakët, ja qameti me kavajsit, merremi vesh. Na duket sikur flasim të njëjtën gjuhë. Unë për vete kam shijuar këto ditët e pushimit në thonjëza pasi zgjimin fëmijët e mi e bëjnë shumë herët. Në ditë normale shkolle më duhet të filloj të bëj zhurmë e t’i zgjoj që sa lind dielli, në mënyrë që të jenë gati në orar për të dalë nga shtëpia. Në ditët e pushimit, fiks kur mua më duhen ato pak orë gjumi shtesë në mëngjes, ata zgjohen si për inat, herët. Kështu që unë, një sy hapur e një sy mbyllur, dal të blej bukën te furra e lagjes e nis të përgatis mëngjesin. Te furra, fiksim kam një komshie e cila del pak a shumë në të njëjtën orë me mua. Ajo ka dy vajza si engjëj, të cilat janë gjithmonë të lara, të krehura e të parfumosura. Nuk i sheh kurrë të bëjnë zhurmë, madje edhe kur luajnë me fëmijët e tjerë të lagjes, ato janë më të heshturat. Janë gjithmonë të pastra e me rroba të hekurosura thikë. Sinqerisht nuk e kuptoj se si është e mundur kjo gjë, pasi fëmijët e mi kthehen në shtëpi, çdo ditë, sikur janë kthyer nga lufta. Rrobat janë, në rastin më të mirë, të pista. Ka raste që janë të grisura ose u kanë humbur. Dhe nuk kam as çfarë t’u them pasi bëjnë një fytyrë që të këpusin shpirtin. Gjasme e dinë që kanë bërë gabim, janë penduar thellësisht por thjesht nuk munden të kthejnë kohën mbrapsht. Dhe unë e shkreta gënjehem çdo ditë nga kjo gjë. Që mos të hallakatemi, jemi te komshia ime e dashur. Ndërkohë që unë i tërhiqja këmbët zvarrë për të blerë një bukë të bardhë te Sania e famshme e furrës, ajo kthehej shumë e buzëqeshur me ato që kishte në dorë. Ishte një kuti mesatarisht e madhe, prej kartoni, e cila kishte brenda disa gjëra si të verdha. Buzagaz më tha që ishin ballokume që ia kishte sjellë kunata nga Elbasani për ditën e verës. Më ofroi edhe mua disa, meqë si këto ballokume nuk gjenden në Tiranë. Janë bërë me mik, më tha. Epo mirë, i mora unë. Nuk them kurrë Armela Hyseni – jo për ushqim, sidomos për ëmbëlsira. Nuk kaloi një javë e ndërsa përsëri po dilja për pazare të ditës së pushimit, shoh të njëjtën komshie, e cila po zihej me katundarët që shesin te rrugica përballë pallatit. U afrova edhe unë, si për të treguar solidaritet mes femrash të pallatit kundër këtyre maskarenjve që shesin radhiqe. Komshia po zihej me zotërinë katundar pasi ai nuk kishte pazi. Unë as që e dija çfarë ishte pazia që kërkonte ajo. Me sa duket, është një nga përbërësit për të bërë byrekun me shtatë harxhe që bëhet për ditën e hashures ose, më saktë, të Sulltan Novruzit. Byreku nuk mund të bëhej pa pazi dhe komshies sime po i ikte truri pasi e kishte porositur që një ditë përpara katundarin që i duheshin të shtatë harxhet patjetër ditën e Novruzit. Tani i binte që të kërkonte nëpër vende të tjera e, nëse as ata të tjerët nuk do të kishin, ajo do të ishte e detyruar ta bënte byrekun me gjashtë harxhe dhe ky do të ishte një tmerr i vërtetë. Unë e dija sigurisht që ishte ditë pushimi pasi fëmijët e mi të dashur ishin zgjuar shumë të lumtur që në orën gjashtë atë ditë, edhe pse e dinim shumë mirë që nuk kishim as punë, as shkollë. Megjithatë, byrek sigurisht që ë Ceza nuk do të bëja, por thashë hajt se po blej ndonjë tas hashure te një ëmbëltore pak më larg shtëpisë. Nuk kaluan ditë, kur një mëngjes të diele, bie dera ime e shtëpisë herët në mëngjes. Mendova se kishte ndodhur ndonjë fatkeqësi në pallat a kushedi se çfarë ose mos ndoshta kishim parkuar makinën keq e duhej ta lëviznim për ndonjë që do të dilte. Hap derën dhe shoh dy vajzat engjëj të komshies që kam fiksim me një tas të vogël në dorë. Tasi ishte plot me vezë me ngjyra. Me sa duket, ishin Pashkët katolike dhe ato, njësoj si edhe fëmijët e mi, ishin zgjuar pa gdhirë e po shpërndanin vezë në pallat. I kishin bërë bashkë me mamanë e tyre dhe ishin gjithë dekorime me lulka, ngjyra, gjethe. Dukej sikur në atë tas të vogël ishte mbledhur gjithë pranvera. Epo, nuk durova dot më. Mora vezën, i putha vajzat dhe u ktheva në shtëpi. Në mendje kisha Pashkën ortodokse, të cilën e festoj edhe vetë. Për ditë vere ma kaloi komshia, për Novruz e për Pashkë katolike gjithashtu. Të paktën, të tregoj edhe unë që jam nikoqire te Pashka ortodokse. Erdhi e enjtja dhe unë bleva një bikerinë të tërë me vezë. Kalova gjithë pasditen duke i ngjyer në kuzhinë. Kushdo që kalonte andej, pra burri e fëmijët, më shikonte mua të përqendruar dhe largohej pa bërë zhurmë. Pasi pashë disa video në internet, pasi provova disa bojëra të kuqe të ndryshme që ishin blerë në dyqane të ndryshme, për siguri, më në fund mbarova. I leva edhe me vaj vezët dhe mezi prita të dielën në mëngjes që të shpërndaja edhe unë vezët e mia në pallat. Erdhi e diela dhe ra dera ashtu siç pritej. Vajzat e komshies erdhën me tasin e vogël, këtë herë me vezë flakë të kuqe. Dreqi ta hajë! I kishte bërë më të bukura se të miat! Nuk kishte shans të gjeje një gjë të vogël, një njollë, një shenjë në ato vezë! Të miat nuk kishin asnjëra të njëjtën ngjyrë, kishin ndonjë pikë tek- tuk dhe të gjitha kishin atë shenjën e kullimit të bojës. Mbrapa vajzave qëndronte mami i tyre krenare. Më tha: “Ua, sa mirë, edhe ti ke bërë vezë? Sa të bukura janë festat apo jo? Shyqyr që i kemi shpikur që të bëjmë diçka ndryshe në familje. Po sot, çfarë festohet?” E habitur iu përgjigja se ishin Pashkët ortodokse. Pra, komshia ime e dinte që bëheshin vezë të kuqe, e dinte që ishte festë, por se çfarë simbolizonte nuk ia kishte idenë fare. Për të ishte një arsye për të bërë diçka ndryshe në ditën e saj të pushimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.