Kush mungon në sheshxhirimet e “Bixhoz me Dashurinë”, që Anikën e ka marrë malli?

Gazeta Paloma - - Koktej -

Navina Bole nuk gjeti ngrohtësinë dhe dashurinë e publikut me rolin e saj në “Bixhoz me Dashurinë” dhe sigurisht që fajin për këtë gjë e ka personazhi i saj, Tia. Megjithatë aktorja, që është shumë ndryshe nga personazhi i saj, sapo është martuar muajin e kaluar dhe ka mun- guar në sheshxhirim meqenëse është larguar për muaj mjalti.

Fundja, kur xhiron një serial çdo ditë, kolegët në njëfarë mënyre bëhen pjesë e rutinës tënde të përditshme apo jo? Është deri diku normale të ndjesh mungesën e tyre.

Ndonëse Tia është armikja e përbetuar e Anikës, dy aktoret tona duket se merren vesh shumë mirë midis tyre, aq sa Surbhi ka postuar menjëherë një foto të koleges duke i treguar se sa shumë i mungon në punë.

“E mahnitshme kjo foto që të kam bërë pamendje. Hej më mungojnë skenat me ty Tia dhe të qeshurat pa arsye. Këshillat e tua të vlefshme, shakatë tona me pulën, më mungojnë të gjitha. Të lutem shijoje në maksimum këtë fazë të re të jetës tënde. Mbaro gjithçka dhe kthehu shpejt tek ne në sheshxhirim. Mezi pres të të takoj sërish. Meqënëse unë nuk mund të shkoj me pushime, të lutem shijoji edhe për mua. Të dua shumë!”

Urojmë që Navina të kthehet shpejt në ekran.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.