Ja jeta e shthurur e “Mukadesit”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Aktorja Esra Dermancioglu, e njohur për rolin e Mukadesit dhe rolin e Xhenetin nga ne, është një nga aktoret më të përfolura turke për jetën e saj të shthurur. Esra pëlqen jetën pa rregulla strikte, jetën e luksit dhe shoqërinë e madhe. Ajo nuk beson tek martesa dhe as tek detyra e femrës për të qenë nënë. Në një intervistë madje është shprehur se nëse nuk do të ishte martuar në moshë aq të re, mbase nuk do të ishte martuar kurrë dhe nuk do të ishte bërë nënë nëse nuk do të kishte dashur kështu rastësia. Ajo është ndarë me bashkëshortin i cili nuk ka dashur që Esra të bëhej aktore, në një kohë kur vajza e tyre ishte vetëm 7 vjeçe.

Në shtëpinë e saj luksoze jeton me të bijën Refia dhe qenin e saj Siva. Dekorimin e shtëpisë e ka bërë vetë dhe ky arredim të krijon një ndenjë nostalgjie. Është cilësuar si një nga shtëpitë më “in” dhe ka dhënë edhe një intervistë për të folur rreth saj.

“I kam shumë qejf tavanët e lartë, sepse më bëjnë të ndihem mirë. Edhe në shtëpinë e mëparshme e kisha këtë element. Këtë vend e ka parë për herë të parë mikja ime Derya Alabora. “Është fiks shtëpia që po kërkon ti”- më tha ajo. Tavanët e lartë të shtëpisë dhe dritaret e mëdha ishin ato që më tërhoqën më shumë.”

Sakaq aktorja 48 vjeçare është në një lidhje me Omer Gunes, vetëm 32 vjeç. Diferenca e madhe e moshës prej 16 vitesh ishte një tjetër lajm që tronditi publikun e gjerë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.