Farah Zeynep Abdullah na zbulon disa sekrete të zemrës: “Puthja e parë më mbeti përgjysmë”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Në një intervistë që ka dhënë Farah Zeynep Abdullah ka folur rreth albumit të saj të ri dhe dashurisë së parë. “Janë mbledhur shumë gjëra. Në fillim mendova që nuk kisha se pse ta ndaja me njerëzit, por ndryshova mendjen vitin e shkuar. Nuk ka rëndësi se sa njerëz do ta dëgjojnë, unë dua ta ndaj me të gjithë këtë album timin. Në fakt nuk e di nëse është e drejtë që ta quaj album. Bëhet fjalë për 5 këngë, është diçka e vogël. Kam filluar të punoj rreth kësaj çështjeje. Duke qenë se nuk e kam me ngut, e kam marrë me shumë nge.” –ka folur ajo rreth albumit. Ndërsa kujton me mall dashurinë e parë duke zbuluar disa sekrete të zemrës: “Jam dashuruar në moshën 13 -14 vjeçe për herë të parë. Në fillim ishte dashuri platonike. Një ditë e telefonova: “Më pëlqen shumë, por nuk pres të mi kthesh ndjenjat.” Nëse flasim për puthjen e parë… ishte verë. Ishte një djalë që ishte i famshëm në moshën tonë. Një natë ishim ulur në breg të detit, ndërsa po putheshim dëgjova zërin e nënës time që po më thërriste. Kështu që nga mbeti puthja përgjysmë.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.