Martohet Sulltanesha Halime me Gokhan Tore

Gazeta Paloma - - Koktej -

Gokhan Tore, futbollisti i famshëm i Beshiktash, është martuar me Esra Bilgic, të cilën e njohim më mirë në rolin e Sulltaneshën Halime në “Ertugrul”.

Ishte një ceremoni e jashtëzakonshme me shumë pjesëmarrës, ku ndër të tjerë bie në sy pjesëmarrja e presidentit Recep Taip Erdogan dhe gruaja e tij Emine Erdogan.

Esra shkëlqente, por për më shumë mjafton të shikoni fotot nga dasma.

Ndonëse ka kaluar pak kohë nga dasma, aktorja është shumë e lumtur ndërsa tregon se si është të jesh e martuar me një futbollist të famshëm.

“Allahu ju dhëntë gjithë të mirat. Jam një grua me fat që jam martuar me Gokhan. Jam shumë e lumtur. Pas njohjes me të fillova të interesohem më shumë për futbollin. Fillova të bëhem pjesë e komunitetit të Beshiktash. Jam krenare që jam martuar me një lojtar kaq të suksesshëm. Duam të kemi fëmijë së shpejti.” E ç’mund të themi më shumë, jetë të lumtur çiftit!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.