Koncert madhështor në Tiranë: Mblidhen 4 divat për një natë

Gazeta Paloma - - Koktej -

Pas koncertit 3-ditor të Alban Skënderajt, po bluhet një tjetër event.

Për herë të parë Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima vijnë në një recital madhështor live.

“Një udhëtim magjik ndër vite me hitet më të njohura, në shoqërimin e orkestrës simfonike, nën drejtimin e Elton Deda”, shkruhet në njoftimin e koncertit, i cili tashmë ka edhe një poster zyrtare.

“Divas Live” do të mbahet më 16 maj në orën 20:00 në Pallatin e Kongreseve dhe prej 21 prillit mund të blini biletat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.