Mahesh Thakur nuk do që fëmijët ta shikojnë si Tixh

Gazeta Paloma - - Koktej -

Aktori Mahesh Thakur, i cili për herë të parë në karrierën e tij po luan një rol negativ në serialin “Bixhoz me Dashurinë”, nuk dëshiron që fëmijët e tij ta shikojnë në televizion në këtë karakter.

Mahesh e kemi parë dhe më parë në serialin Bidaai, në rolin e babait të Sadnës. Në serial Mahesh luan rolin e Tixh Singh Oberoi, një baba që ka një marrëdhënie të vështirë me dy djemtë e tij.

“Njësoj si Tixh, edhe unë kam dy djem në jetën reale. Por ndryshe nga ai, unë si Mahesh kam një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e mi dhe mundohem të jem miku i tyre. Duke qenë se nuk dua të më shikojnë në një aspekt tjetër, kam këmbëngulur që ata të mos e ndjekin serialin,”- ka treguar aktori.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.