A jemi duke i dëmtuar fëmijët që në moshë fare të vogël?

Gazeta Paloma - - Fundi -

Zemra vogël gjete dhe ti arsye për t’u marrë me kolegët? Apo ke dëgjuar që zënkat e shamatat të mbajnë në treg? Shih Gencin tënd dhe jeto në paqe, se nuk janë për ty të tilla biseda madhore. Enin që thoni ju të dashur lexues e ka zënë hall i madh me këto klikimet “fake”! Kukulla “Barbie” nuk i duron dot padrejtësitë dhe shtrembërimet e realitetit, ndaj do të ndjehet e barabartë në treg me të tjerët. Po ka mizerje rreth e përqark oreee, që ia presin hovin këtij “ëngjëllit”! “Për 90% të artistëve shqiptarë, në max 6 000 000 shqiptarë që jemi (duke llogaritur Kosovën dhe kudo që ndodhen) i arrijnë këto klikime për 1 ditë ose ose për 2-3 ditë…. Nuk ju duket pak e çuditshme o njerëz të dashur?!”, shkruan Eni duke lënë të kuptohet se këto klikime nuk janë reale. E çfarë pastaj? Ku qëndron problemi këtu? Ti je në treg dhe për bukuri të Zotit, pavarësisht se zëri nuk të jep kushedi sesa pikë. Mos “hap luftë”, se gati janë të tjetët për…SULM!

U lodhëm duke të shkruajtur dhe emrin mi goc! Ti andej, ti këtej, ti gjithandej…Me thënë të vërtetën, fama të ka prirë më tepër drejt skandaleve, se dhe kjo fusha e sportit është disi delikate për femrat. Burrat janë me huqe mi, të duan edhe të bukur, edhe të zgjuar! Ohuuu, nuk i bën dot Ilda të dyja! Kur del seksi, ju merreni me fjalorin dhe zhargonin e përdorur në ekran. Këtë radhë, që tha fjalë të mençura u morët me buzët. Dorë është e shkreta, edhe shket dhe të bën hatanë. Konturi i buzëve të Bejlerit si i ndonjë gjysheje, që ka harru ç›ka është forma dhe piktura. E “kryqëzuan” fansat në rrjetet sociale dhe mirë ia bënë! Kujdes o goce, se ti për imazh paguhesh…pjesa tjetër është plotësuese! Hë xhan, mos na zhgënje herë tjetër!

Të lumtë dora e vogël! Përgjithësisht kjo ka qenë një frazë, që e lexonim shpesh ne nxënësit e mirë dhe kënaqeshim pafund, kur mësuesja e fillores na korrigjonte detyrat e shtëpisë, me stillaps në ngjyrë të kuqe. Po të njëjtin vlerësim kemi edhe për Ivën, gazetaren guximtare, që nuk ia përton askujt! Tëk e tëk ia ka qëndisur ca të vërteta miss Mevlanit në shkrimin e fundit. Po mjaft pra, se na lodhi. Dil në një ekran e dil në një tjetër, veshur firmato, me foto pushimesh luksoze dhe duke na rrëfyer pasionin e zjarrtë me Zenin sharmant. Model për të rinjtë është ky? Model për këtë vend, ku në fund të muajit, sado të lartë ta kesh rrogën…sërish fillon dhe kërkon nëpër xhepa qindarkat? Po ik o Armina e laja këmbët vjehrrit tënd, po mos u tall me shqiptarët e shkretë, për hir të “akrobacirave”. Kot ta vazhdoj unë, sepse Iva i kishte radhitur të tërë, me ca fjali të shkruara thjesht dhe qartë, që nuk lënë hapësirë për diskutim. Teksa lexoja, që nga fillimi e deri në fund veç tundja kokën dhe jepja ca psherëtima tek – tuk, ndërsa vetja më hante përbrenda: “Ia the, ia the, po kujt ia the moj motëëër?” “IN” për profesionalizmin, “IN” për origjinalitetin, “IN” që nuk e vret mendjen se kujt i drejtohesh dhe kaq hapur, për më tepër!

Erdhi në Shqipëri dhe të tërë u morëm me të…Ca e quajtën seksi, ca të plakur krahasuar me Ornelën e dikurshme, ca fallco, ca të tjerë të përdalë e kështu me radhë…Mirë të gjitha, po me fjalët e saj çfarë patët? Është zonjë e rritur, e dalë, e lexuar, me kokën mbi shpatulla dhe mban përgjegjësi për çdo “xhevahir”, që nxjerr nga goja. Pse i interpretoni ju sipas qejfit, more të nderuar kolegë? Më bëri përshtypje deklarata e vërtetë për marrëdhënien me të motrën, PO! “Për momentin i kam prerë raportet me motrën time sepse kemi etika të ndryshme, dëshira të ndryshme dhe ndiej që nuk kemi se çfarë të ndajmë me njëra-tjetrën. Unë kam nevojë për shkëmbim të thellë dhe të vërtëtë, kur nuk e kam nuk më intereson më njeri, ”- do të shprehej Vorpsi. Mendoni se janë “zënë” prej bindjeve të ndryshme politike? A Aman, mos u tregoni kaq të cekët, po të paktën jepini hakun kësaj va vajzës në një virtyt, që ne shqiptarët e kemi me pakicë: të qënurit pa ko komplekse, të jetuarit sipas qejfit dhe jo sipas zakonit apo asaj çfarë p pëlqen komshia. Faleminderit për shembullin, e dashur!

Zakonisht ka qenë “viktimë” e vlerësimit me “OUT”, në këtë rubrikë të “Paloma”-s. Po ja që erdhi dita e madhe, dita e një “IN” edhe për Xhensilën! Ka folur bukur, mos t’i biem kot në qafë. I ka bërë gazetarët për një lek dhe me të drejtë. Nuk guxojnë këto të shkretat, që demek u bënë Vip nga ai “Big Brother”-i, as të dalin rehat deri te pragu i derës. Foto paparace kudo, që të zbulojmë “noi gjo të re”! Amani se kanë edhe shokë, edhe djem xhaxhallarësh, edhe kolegë…jo domosdoshmërisht duhet të jesh me dashnorin e ri, në pub. Ndaj është nevrikosur vajza dhe ka “qëndisur” një status për merak : “Mjaft më! U lodha duke më “kapur mat” me miq, me bashkëpunëtorë apo me të afërm. Mjafton të jetë një mashkull afër meje dhe u bë lajmi. Është e turpshme dhe e frikshme njëkohësisht që kjo media nuk mendon që përtej personazhit publik, k, ka një familje të cilët cënohen nga ato idiotësi që shkruani!” Mesazhi mëse i kuptueshëm urojmë të ketë shkuar në “veshin” e duhur!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.