Këshilla nga seksologia Suzi

Gazeta Paloma - - Fundi -

Përgjigje: Diabeti është një sëmundje që prek edhe nervat. Për këtë arsye refeksi i ejakulacionit mund të jetë i dëmtuar. Nuk ka ndonjë mënyrë për ta tejkaluar këtë problem. Ka disa barna që do ju ndihmonin, por kanë shumë efekte anësore, kështu që nuk do jua sugjeroja ti përdornit. Nëse doni të bëheni me fëmijë, konsultohuni me mjekun tuaj.

Zonja Suzi, muajin e fundit kam filluar të kem një dhimbje të fortë që nis nga penisi e shkon deri në testikuj. Po vazhdon të bëhet shqetësuese, pasi jam 35 vjeç dhe shumë aktiv seksualisht. Si mund ta zgjidh këtë problem?

Përgjigje: E para gjë që më shkon në mendje është ndonjë problem me prostatën apo ndonjë infeksion i rrugëve urinare. Kështu që konsultoni një urolog që të merrni një përgjigje më të specializuar.

Zonja Suzi, jam një vajzë 16 vjeçe, jam e fejuar me një djalë 10 vjet më të madh. Kemi vendosur të bëjmë dashuri, por unë më parë dua të di, a ka ndonjë problem për mua kjo lidhje dhe fakti që dua të bëj dashuri meqë jam e vogël? Apo mund të bëj dashuri?

- Ashtu siç e shkruani edhe vetë, ju jeni ende e vogël për të bërë dashuri me një të rritur. Siç shkruani vetë, i fejuari juaj është 26 vjeç. Natyrisht, 50 vjet më parë kjo lidhje ishte normale, burra të rritur që martoheshin me vajza të vogla, të parritura si ty. Madje ky është binomi më i vjetër që ka funksionuar për të realizuar martesa. Por koha këtë binom e vërtetoi se nuk ishte më i miri. Madje për të dy palët krijonte probleme, deri edhe shëndetësore. Për hir të së vërtetës mund të them që ka pasur edhe çifte që i kanë rezistuar kohës. Nuk mund të parashikoj se si do të shkojë marrëdhënia juaj. Ju thoni se doni të bëni dashuri, është normale në moshën në të cilën jeni. Ju mbetet juve të vendosni se si do të shkojë kjo histori.

Përshëndetje Suzi! Jam një vajzë 25 vjeçe dhe jam e martuar, kam një vajzë. Nëse doni të keni një marrëdhënie harmonike në çift, lexoni përgjigjet e Suzit. Për çdo pyetje që keni në lidhje me problemet me partnerin ose partneren na dërgoni sms në 0682766166

-Shkaku i një situate të tillë mund të jetë një, por edhe disa faktorë, një problem në punë, një problem shëndetësor, stresi i përditshëm i punës dhe jetës në përgjithësi, kthimi i marrëdhënies suaj në rutinë apo detyrim ku gjithsecili duhet të bëjë “detyrat”. Për këtë arsye ju duhet të flisni me njëri-tjetrin dhe të gjeni mënyra për ta gjallëruar marrëdhënien tuaj që po e mbyt stanjacioni dhe dyshimi.

E dashur Suzi, jam një vajzë 21 vjeçe, jam e fejuar dhe kryej shpesh marrëdhënie se i fejuari ka qejf shumë, ndërsa mua më shqetëson fakti se nuk kam qejf të bëj seks, madje zihem me të për arsye të kota, si e si të mos bëjmë seks. Rrallë ndiej kënaqësi, as vetë s’e kuptoj pse më ndodh kjo gjë. Theksoj se i fejuari im është i pari që kam kryer

-Shqetësimi juaj, edhe pse i drejtë, nuk është ndonjë problem. Siç e shkruan edhe vetë është eksperienca juaj e parë dhe ende nuk jeni intime me veten dhe po kështu edhe me partnerin tuaj. Gjithashtu, ka plot çifte që edhe pse ndihen shumë për njërit-tjetrin nuk përputhen fizikisht. Te ju ka edhe një specifikë tjetër, partneri juaj kërkon sipas ndjesive të tij, pa llogaritur që marrëdhënia është dyshe. Këtu qëndron edhe problemi juaj.

Përshëndetje e dashur Suzi! Jam një vajzë 17 vjeçe dhe dyshoj se kam ndonjë infeksion. Kam kryer disa herë marrëdhënie, por në të gjitha herët, duke filluar që herën e parë, ndjej shumë djegie dhe therje nga brenda dhe nuk e lë të

- Mos ki frikë, procesi i marrjes së analizave nuk është i tillë që të lejojë të eksplorohet nëse jeni apo jo e virgjër. Kontrollin duhet ta bëni patjetër, sa më shpejt.

E dashur zonja Suzi, jam një vajzë 17 vjeçe, kryej marrëdhënie me të dashurin tim, por ai e ka shumë të vogël dhe të hollë dhe nuk më kënaq. Çfarë të bëj, sepse e kemi seriozisht, por unë nuk mund ta kaloj gjithë jetën time kështu? Ta lë dhe të shkoj me një tjetër? Më pëlqen shumë një djalë në shkollë. Nëse shkoj me atë më duket sikur po tradhtoj. Çfarë të bëj? Xhuli.a

-Xhulia, mbase keni dhe shumë të drejtë në këtë që shkruani, por unë mendoj që ti duhet t’i japësh ca kohë vetes për të marrë vendime kaq të mëdha, në një moshë ende të parritur. Ti je duke u rritur, edhe pse je e pjekur seksualisht, apo ke të dashur, ti je ende e parritur që të marrësh vendime për gjithë jetën. Ti ende nuk ke ndërtuar ato struktura njerëzore që e bëjnë njeriun të rritur dhe i krijojnë mundësinë të marrë vendimin e duhur, të paktën për një kohë të caktuar. Jepi kohë vetes, përpiqu që natyra mos të të mposhtë por të të ndihmojë të rritesh në njerëzore.

Zonja Suzi, jam një studente dhe mbaj mend kur kam qenë e vogël gjeta një prezervativ, e hapa dhe futa gishtin në vaginë. Dua ta di a jam e virgjër. Të lutem se lexoj aq shumë për virgjërinë dhe në disa vende thuhet se humbet, te disa nuk humbet.

-Mesa dimë ne, nuk humbet me gishta virgjëria, sidomos me gishtat e vetë personit. Prandaj rrini e qetë!

Përshëndetje zonja Zuzi! Jam një vajzë, kam një të dashur. Periodat nuk më erdhën këtë muaj dhe vendosa të bëja një test

- Në mënyrë kategorike aborti nuk duhet të bëhet pa mbikëqyrjen e mjekut, qoftë edhe me preparate. Pilulat ( kokrra) të tilla ekzistojnë, por ato merren vetëm me këshillën dhe recetën e mjekut, i cili duhet të mbikëqyrë gjithë procesin. Mos bëni shaka me veten nga frika e paragjykimit.

E dashur Suzi, jam shumë kurioz të di si është i ndërtuar anatomikisht gjoksi i femrave. A është qumështi vërtet brenda tyre? Po formën si e marrin? Aldo, Gramsh

Përgjigje: I dashur Aldo, qumështi prodhohet te femrat vetëm pas lindjes së fëmijëve dhe stimulohet nga një hormon që quhet prolaktina. Nga ana tjetër, forma e tyre që shfaqet kryesisht në adoleshencë, varet nga hormonet kryesore seksuale, estrogjenët. Megjithatë kjo është shumë e ndryshueshme nga një femër te tjetra.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.