William Levy tregon moton e jetës dhe ëndrrën e tij amerikane: “E ardhmja ime është sot.”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Shumë pikant dhe pa limite, kjo është mënyra më e mirë për ta përshkruar atë. E di shumë mirë se të gjithë kthejnë kokën kur ai kalon dhe kjo nuk e bën një njeri kryelartë. Aktori rrëfen se kur u largua nga Kuba për të realizuar ëndrrën e tij, nuk e kishte menduar kurrë se do të arrinte deri në Hollywood. Megjithatë ka mbajtur gjithmonë parasysh se për të arritur suksesin, nuk ekzistojnë limite. “Besimi ka qenë gjithashtu shumë i rëndësishëm për mua,”- ka treguar aktori 36 vjeçar. Me qëllimin për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjes e tij, William u largua nga Kuba, pa mbushur 15 vjeç. Arritja në Shtetet e Bashkuara i hapi sytë dhe i mësoi se njeriu nuk duhet të limitojë veten. Gruaja ideale për të: “Është ajo që jeton po aq intensivisht sa edhe unë. Në bashkëpunim dhe në një linjë me partnerin, për mua kjo është shumë e rëndësishme. Nëse vajza (femra) dashurohet me mua për mënyrën se si jam, me mënyrën time spontane, me mënyrën se si më pëlqen të qesh, të jetoj jetën, se kështu më pëlqen. Që të mos i interesojë fare se ku jemi, vetëm të jetë e lumtur me mua. Që të përqafohemi, pastaj ju e dini… dita është e gjatë (qesh)”. Ka bërë shumë çmenduri për dashurinë, prej dashurisë, si një kokë-krisur. Nëse do të ishte e mundur që të ndërronte karrierë ai do të pëlqente të ishte futbollist. I kanë mbetur akoma gjëra pa realizuar dhe që ka shumë përgjegjësi për ta. “Që fëmijët e mi të rriten dhe të jenë persona të realizuar. Më frymëzojnë fëmijët e mi. Zgjohem dhe bie duke menduar për ta gjithë kohës.” Ai ka ecur shumë në jetë dhe çelësi I suksesit për të është: “Të jetuarit intensivisht, i ndjek ëndrrat e mia me vendosmëri, duke qëndruar i fokusuar. Mbaj mend miqtë e mi që dilnin nëpër diskoteka dhe unë nuk shkoja askund. Shikoni, unë lashë familjen time në Kubë për një arsye, për të arritur diçka në jetën time, për të pasur një të ardhme. Ndërkohë që ata dilnin, unë studioja dhe punoja, isha i disiplinuar dhe ky ka qenë çelësi im. Gjithashtu kam pasur shumë besim dhe kam ruajtur pozitivitetin. Në jetë gjen dyer të hapura dhe mbyllura, t’i duhet të tregosh vendosmëri.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.