William Levy iu hakërrehet fansave. “Jeta jonë nuk është një reality.”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Aktori është bezdisur shumë pasi ka lexuar mesazhin e një “fanse” e cila e qortonte për mënyrën se si ai kishte zgjedhur t’i uronte ditëlindjen bashkëshortes së tij, Elizabeth Gutierrez. Rrallë herë, William Levy replikon në lidhje me gjërat që thuhen për jetën e tij private në rrjetet sociale. Këtë të dielë ai ka thyer rregullat e veta dhe i ka kthyer përgjigje njërës nga ndjekëset e tij në Instagram, e cila duket se ja ka sosur durimin dhe e ka shtyrë aktorin të shpërthejë. Me rastin e ditëlindjes së aktores bukuroshe, Levy ka shpërndarë një foto gjatë festës me bashkëshorten e tij. Ajo që bezdisi aktorin ishte komenti i përdorueses @Lu9917 që shkruante: “Shumë thatë e kalove këtë rast kampion. Është nëna e fëmijëve të tu, gruaja jote…” Levy gjeti kohën t’i shkruante dhe ju përgjigj në këtë mënyrë: “Për ty dhe për gjithë kampionet e tjera që presin që unë t’i them gruas time gjithçka që dua t’i them në Instagram, lejomë të të them e dashur se je shumë gabim. Ato çfarë unë dua t’i them asaj, ja them privatisht. Kjo është jeta jonë private. Qëllimi im ishte të ndaja një foto me ndjekësit. Jeta jonë nuk është një reality shoë. Forca kampione! Zoti të bekoftë!”, - përfundoi Levy, që e bëri mjaft të qartë se nuk ka ndërmend aspak t’i vërtetojë askujt se çfarë marrëdhënie ka me nënën e fëmijëve të tij. Nga ana tjetër familja aq e bukur, me dy fëmijët Chistopher dhe Kailey, duket se po shijojnë kohëra të arta si familje dhe këtë e tregojnë edhe fotot ku duken kaq të lumtur dhe të qeshur sëbashku. Aktori duket tepër i dhënë pas së bijës, e cila ta vjedh zemrën menjëherë me ëmbëlsinë e saj. Ëilliam e shoqëron kudo atë dhe përveç kësaj bashkë me Elizabeth mundohen t’u mësojnë fëmijëve se sa e rëndësishme është të njohin dhe duan kulturën e tyre. Në një video të postuar nga aktori duket vogëlushja Kailey e veshur me një fustan tipik meksikan dhe që kërcen me muzikë tradicionale, ndërkohë që i ati shijon praninë e saj. Ndonëse vitet kalojnë, William vazhdon të jetë një zemërthyes dhe padyshim një nga meshkujt më të bukur në botë dhe jo më kot revista People en Espanol e ka përzgjedhur si një ndër 50 meshkujt më sexy. Sigurisht që aktori është shumë i lumtur për këtë fakt dhe ka falenderuar gjithë ndjekësit e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.