Ibrahim Çelikkol një mashkull shumë xheloz

Gazeta Paloma - - Koktej -

Aktori simpatik është bërë i famshëm në rolin e Ferhatit në telenovelën “Dashuri Bardhë e Zi”. Vitin e shkuar ai është martuar me Mihre Mutlu. Çifti shfaqet gjithmonë i lumtur në krahët e njëri tjetrit. Sipas burimeve të sigurta të setit të telenovelës “Dashuri bardhë e zi”, Çelikkol është një mashkull shumë xheloz. Ai e ka telefonuar vazhdimisht bashkëshorten e tij arkitekte ndërsa ishte në punë në sheshxhirim. “Ku je? Çfarë po bën?”- kanë qenë fjalët e tij në këto biseda telefonike.

Çelikkol kontrollon vazhdimisht rrobat e bashkëshortes, si dhe kujt i shkruan ajo në Instagram. Mutlu nga ana tjetër është e kënaqur nga ky interesim i madh që tregon bashkëshorti ndaj saj, I duket që e gjthë vëmendja e burrit është vetëm tek ajo, por është akoma në fazën e parë të martesës. Mbase sa të kalojnë të paktën dy vite nga martesa ajo do ndjehet ndryshe nga ky “interesim” i tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.