Sadetin vret Aslihanin

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Aslihan shkon në Konia për të takuar Sadetinin. Sadetin gëzohet që më në fund ajo uli kokën dhe po shkon t’i lutet atij. Ai nuk i ka harruar aspak poshtërimet e saj dhe është i dyzuar nëse duhet ta vrasë atë apo ta bëjë gruan e tij. Ertugruli njihet me Kutlu Bej, një tjetër luftëtar që ka mëri të mëdha ndaj Sadetin. Ertugrul dhe njerëzit e tij sulmohen papritur në pyll. Ertugrul shokohet kur shikon se në krye të sulmit ndaj tij qëndron Gynalp. Gijasetin ka një plan për të shkatërruar Sadetinin, madje ai ka nënshkruar edhe një ferman me urdhrin e ekzekutimit të Sadetin. Ai është gati të sakrifikojë edhe veten për të çliruar shtetin e tij, për këtë mision do t’i besojë Ertugrulit dhe besnikërisë së tij për shtetin. Vendimin e tij e mbështet edhe Mahperi. Aslihan gjunjëzohet para Sadetin dhe i thotë se gjithë ajo besnikëri ndaj Ertugrulit nuk ia vlejti, prandaj i kërkon falje. Sadetin merr një letër nga Gynalp ku e lajmërojnë se Ertugruli dhe Turguti janë rebeluar ndaj shtetit dhe prandaj ka një urdhër për t’i ekzekutuar ata. Aslihan përfiton nga hutimi i tij dhe e qëllon disa herë me thikë, duke marrë hak për gjithçka. Sadetin qëllon për vdekje As- lihanin. Ajo ndërron jetë në krah rë Sadetin. Sadetin lëndohet nga vdekja e saj. Ai kërkon që Aslihan të çohet në kampin e saj dhe të gjithë mësojnë se ishte ai që e vrau atë. Gynalp nuk i beson kurrsesi Ertugrulit dhe vazhdon të jetë besnik ndaj Sadetin. Ertugruli falë miqve të rinj ia del mbanë të shpëtojë nga kurthi i Gynalp. Ai ka mundësinë të vrasë Gynalpin, por nuk e bën këtë gjë dhe e fton sërish të hapë sytë e të shikojë të vërtetën. Mahperi kërkon të përfitojë nga situata dhe vendos të vrasë Sadetinin ndërkohë që është i plagosur. Mirëpo njerëzit e tij e kanë larguar fshehurazi nga pallati, pikërisht për sigurinë e tij. Kritos i nis një letër perandorit ku i kërkon një ushtri për të sulmuar Ertugrulin dhe për të rimarrë kalanë Karaxhahisar. Ahmet lajmëron menjëherë Ertugrulin. Ertugruli arrin të mbledhë edhe njerëz nga kampe të tjera që kanë pakënaqësi ndaj Sadetin, për të luftuar kundër tij në një rebelim që ai po organizon. Sulltani takon Hysametinin dhe e vë në dijeni për kurthin që do t’i ngrenë Sadetinit me ndihmën e Ertugrulit. Sadetin shikon gjithandej fantazmën e Aslihan dhe nuk është i qetë. Ai është i bindur se me vrasjen e Aslihan, do të mund t’i japë fund edhe Turgutit dhe Ertugrulit. Gynalp shikon Sadetinin e plagosur dhe tmerrohet. Sadetin thotë se gjithçka e ka planifikuar Ertugruli dhe prandaj duhet të vdesë sa më parë ose ai është në rrezik. Gynalp betohet se do t’i bëjë të paguajnë shumë shpejt. Në kamp mbërrin trupi i Aslihan dhe filloja kuja. Turgut kthehet në kamp dhe përballet me të vërtetën e tmerrshme. Ai mëson se Sadetin i ka vrarë gruan. Ertugruli i betohet se do të hakmerren për këtë. Burrat ndahen me familjet e tyre dhe nisen për luftën më të vështirë që kanë pasur ndonjëherë. Turgut varros Aslihanin dhe është gati për hakmarrje. Gijasetin betohet se do t’i tregojë të atit se e meriton fronin dhe do të marrë hakun e tij dhe të Kirliç Asllan. Gijasetin është i vendosur t’i kthejë drejtësinë shtetit të tij dhe nuk ka më kthim pas. Ertugruli mëson se sulltani e mbështet në luftën kundër Sadetin. Bashkë me Hysametin, ai ndërton kurthin perfekt për Sadetinin. për faktin që froni nuk i kaloi dot Iskanderit. Halime vendos t’i bindet kërkesës së Kosemit për të mos u vrarë asnjë nga pasardhësit. Osman është i bindur se froni do t’i kalojë atij. Mehmet ka frikë se Osman do ta vrasë dhe i lutet Kosemit që t’ia kalojë atij fronin. Safije gëzon për faktin që Kosem do të humbasë 4 pasardhësit e saj pasi Osman do t’i vrasë. Kosem i komunikon Osmanit se në fron nuk do të ngjitet ai, por Mustafa. Osman nxehet pasi e kupton se Kosem nuk ka besim tek ai dhe nuk e shikon atë si djalin e saj. Safija ka planifikuar që të nxisë urrejtjen e Osmanit ndaj Kosemit për faktin që ajo nuk është nëna e tij biologjike. Xhenet këshillon Osmanin që të largohet nga pallati. Mustafa ka frikë të ngjitet në fron pasi mendon se Ahmet ka për t’u rikthyer si dikur dhe ka për ta izoluar sërish. Osmani arratiset dhe Mehmeti e shikon. Trupi i pajetë i Ahmetit përcillet për në banesën e fundit, ndërsa njëkohësisht në fron ngjitet Mustafa. Ushtarët nuk reagojnë mirë nga ky lajm. Mustafa lë ceremoninë e marrjes së fronit përgjysmë për të verifikuar se kufoma është e Ahmetit. Mehmetin e mbyllin në izolim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.