Xhesuri i propozon Syhanit për martesë

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Shirin përballet me Tahsinin dhe e akuzon atë si vrasës. Ajo i thotë Tahinit se do ta denoncojë në polici. Syhan vendos të largohet nga çifligu dhe Xhesuri i përgjërohet të shpërngulet në shtëpinë e tij. Xhesuri i premton Syhanit se ka për të ndryshuar. Shirin merr një lajm të rremë se nëna është në spital. Shirin është me të vjella. Dikush ka ndërruar diskun e Shirinit. Syhan dhe Xhesuri largohen së bashku dhe Tahsin i kërcënon se kanë për t’u penduar. Diskun e ka ndryshuar Nexhla me urdhër të Tyrhanit. Shirin dyshon se Nexhla i ka marrë diskun. Shirin nuk i mban qëndrim Syhanit. Syhan i kërkon falje Shirinit. Xhesuri është i bindur se Riza i ka marrë provat Shirinit, por nuk bën asgjë për të mbajtur fjalën që i ka dhënë Syhanit se do të heqë dorë nga hakmarrja. Hylja përgjon bisedën mes Tahsinit dhe Rizas. Riza i kërkon Tahsinit t’i japë çifligun. Korhan gëzohet nga lajmi i fëmijës së Syhanit dhe Xhesurit. Tahsin mbetet i vetëm në tavolinë. Tyrhan nxjerr për darkë Nexhlan. Tyrhan shtiret si pronar i restorantit të hotelit. Shirin nxit Syhanin dhe Xhesurin të martohen sa më shpejt. Korhan fton teton të darkojë në tryezë me ta dhe Xhahide nxehet. Syhan dhe Xhesur flenë bashkë. Xhesuri është shumë i kujdesshëm me Syhanin. Mihriban ndihet fa- jtore ndaj Bylentit. Ajo këshillon Banun të pranojë propozimin e Bylentit për martesë. Prokurori merr në pyetje Tahsinin rreth vrasjes së Salih. Xhahide planifikon t’ia japë provat kundër Bylentit Xhesurit që t’i nxisë ata kundër njëri-tjetrit. Fëmija i Xhesurit dhe Syhanit është në gjendje të mirë shëndetësore. Tahsin nxehet kur mëson se Bylent do të martohet dhe ka hequr dorë nga Syhani. Riza përpiqet t’i ngrejë kurth Xhesurit duke e provokuar atë të pranojë se e ka mbyllur në qeli ndërsa Tyrhan i bën video. Syhan shikon Tyrhanin duke bërë video dhe shpëton Xhesurin. Xhahide i dorëzon Xhesurit prova që fajësojnë Bylentit për zjarrin në shtëpinë e Xhesurit. Xhesur i dorëzon provat Banusë për të mos e lejuar atë të martohet me Bylentin. Banu ndahet me Bylentin dhe vendos t’i dërgojë provat në prokurori. Bylent kërcënon Xhahiden. Një xhaketë e vjetër e Salih vjen në çifligun e Tahsinit dhe në xhep ka një letër. Xhesur largohet pa i dhënë sqarime Syhanit dhe ajo e ndjek pas. Xhesur dërgon Syhanin në një livadh të mbushur me lule dhe shfaqet aty nga hiçi duke i propozuar asaj martesë. Syhan pranon. Banu vendos që të mos i dorëzojë provat kundër Bylentit deri në përfundim të fushatës së Mihriban. Rejhan i tregon Korhanit që Bylent ka tentuar të vrasë Tahsinin dhe Xhesurin. Tahsin telefonon Xhesurin në mesnatë për t’i dhënë letrën në xhepin e Salih. Letra është një udhëzim që Riza i ka dërguar Salih për të vrarë Fygenin para syve të Xhesurit. Tahsin djeg letrën duke mos e lejuar Xhesurin ta dorëzojë në polici. Tahsin nxit Xhesurin të vrasë Rizan. Tahsin paralajmëron Rizan se Xhesur është nisur ta vrasë. Xhesur i tregon Syhanit se vrasësi i Fygenit është Riza. Syhan i përgjërohet Xhesurit të mos ndyejë duart me gjak. Xhesur zgjedh të hakmerret. Xhahide i ka treguar Rejhnit se vrasësi i vërtetë i Salih është Tahsin. Rejhan godet me thikë Tahsinin. Xhesur gjen Rizan, por në momentin që duhet ta vrasë kujton përgjërimet e Syhanit. Syhan bën valixhet për t’u larguar, por Xhesur e ndalon. Syhan nuk e fal Xhesurin dhe vendos të largohet, por kthehet kur mëson se Rejhan ka plagosur Tahsinin. Riza mëson se Tahsin i ka ngritur kurth duke përdorur Xhesurin. Xhesur jep gjak për të shpëtuar Tahsinin. Tahsin humbet kujtesën. Korhan nuk e beson doktorin. Tahsin nuk kujton as Rizan dhe as Xhesurin. Bylent i kërkon falje Mihribanit. Banu vendos të mos dorëzojë provat në polici. Korhan i kërkon divorcin Xhahides.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.