Rudra dhe Somja martohen

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Anika, Om dhe Rudra ndjekin Tian në një hotel dhe mundohen të sigurojnë prova për tradhtinë e saj. Tia i shikon dhe e rregullon situatën që të duket sikur do të takohej me Shivain. Anika ngec në një dhomë saune dhe nga temperatura e lartë humb ndjenjat. Shivai arrin ta shpëtojë dhe e qorton për faktin se vë gjithë kohës jetën e saj në rrezik. Ranvir fillon të hetojë përmes Om dhe Prijankës. Ai e vë Prijankën para situatash që i kujtojnë natën e vrasjes, në mënyrë që të marrë një reagim nga ana e saj. Pas ngjarjes në hotel, Tia vendos të përballet me Anikën dhe e pyet hapur se përse e ndjek. Anika nuk nguron t’i thotë se e ka parë duke u përqafuar me dikë tjetër. Shivai përballet me Anikën, Omkarën dhe Rudrën për faktin se dyshojnë tek e fejuara e tij. Të gjendur para një situate të tillë, Anika detyrohet t’i kërkojë falje Tias. Shivai këmbëngul se ka besim të plotë te Tia dhe ajo nuk mund ta tradhtojë. Shivai i ofron ndihmën e tij të plotë Anikës që të fillojë një jetë të re diku tjetër dhe të plotësojë ëndrrat e saj. Anika refuzon ndihmën e tij. Rudrën e zë paniku ndërkohë që dëgjon Romin duke folur gjithë pasion për martesën e tyre. Om nuk përballon dot stresin prej situatës ku ndodhen dhe vendos të drogohet për t’u qetësuar. Prijanka e shikon dhe e ndalon. Om qorton Ranvirin për faktin se ai i është qepur Prijankës dhe po ia bën lëmsh kokën. Rudra ia del mbanë të arratiset nga shtëpia e Rumit dhe kthehet në shtëpi te Somja. Anika shikon sërish Tian me një mashkull tjetër dhe vendos t’i tregojë gjithçka Shivait. Tixh përballet dhe debaton sërish me Omin, duke i kërkuar llogari se çfarë do të bëjë me jetën e tij. Kjo ia vështirëson edhe më shumë situatën Omit, i cili vendos t’i rikthehet drogës. Rudra shokohet kur shikon Romin në dhomën e tij dhe e gënjen duke i thënë se do të shkojë jashtë shtetit. Prijanka nxehet me Ranvirin dhe i kërkon që mos ta kërkojë më dhe të qëndrojë larg saj. Anika nuk mund të qëndrojë e qetë dhe vendos të hetojë ende për tradhtinë e Tias. Omkara bie në depresion të thellë pasi mëson se për fajin e tij një djalosh i vogël ka mbetur jetim. Anika dëgjon rastësisht Tian duke folur fshehurazi në telefon me dikë dhe është më e vendosur se kurrë për të zbuluar të vërtetën. Anikën e pushton një gjendje ankthi dhe mezi pret të zbulojë se kush është i dashuri misterioz i Tias. Rudra dhe Somja, pasi kanë pirë më shumë seç duhet e gjejnë veten në një situatë delikate, ku të dy vendosin t’i përkushtohen përgjithmonë njëri- tjetrit. Shivai gjen Omkarën pa ndjenja dhe e zë paniku. Ai zhgënjehet shumë kur mëson se Om i është rikthyer drogës. Pasi fitojnë vetëdijen, Rudra dhe Somja zbulojnë se janë martuar me njëri-tjetrin. Të shokuar nga ajo që kanë bërë, të dy vendosin të harrojnë gjithçka, të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe të rikthehen në shtëpi. Shivai e ndjen veten fajtor dhe i kërkon falje Om që nuk ka qenë pranë tij në momentin që ai kishte nevojë për ndihmë. Tia i thotë Shivait se duhet të gjejnë një burrë të mirë për Anikën. Omkara merr një vendim të rëndësishëm që ia thotë gjithë familjes. Gjatë lutjes, Tia bëhet shumë xheloze për mënyrën se si Shivai sillet me Anikën. Anika shkon në stacion dhe pret një mik të vjetër të Shivait, Dakshin. Daksh krijon menjëherë simpati për Anikën, gjë që nuk i pëlqen aspak Shivait. Rudra i thotë Somjës se më e mira është që të dy të shmangin njëri- tjetrin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.