Flori Mumajesi –

Gazeta Paloma - - Argëtim -

Jo më kot publiku e do fort. Shpesh kemi pyetur veten: Si ka mundësi që çdo këngë e Florit bëhet hit? Përgjigjja është e thjeshtë: punon fort dhe me zemër! Ka vite që kryefjala e ditëve të tij është muzika dhe vetëm muzika. I dedikuar me mish e shpirt për të “shkrirë” gjithë talentin në pentagram, i larguar nga vëmendja boshe si kolegët e tjerë, që nuk lënë cep pa dhënë intervista, ai punon heshturazi në studio. Ama kur del, ne e dimë se ka çfarë të thotë apo të tregojë. Nuk po e ngremë në qiell se na ka rezervuar ndonjë deklaratë ekskluzive, përkundrazi, po i japim hakën dhe kjo ndodh rrallë në vendin tonë. Pas koncertit të fundit, përballë publikut të tij të dashur, artisti është shprehur: “Ju pashë në sy të gjithëve, ju përshëndeta të gjithëve dhe e lëshova shpirtin, sikur të ishte nata e fundit që do isha pranë jush. Nuk e di kur do të rishihemi, por e di se do të më mungoni. Kemi shumë data të mbyllura ndërkohë dhe sigurisht do t’i realizojmë, pa marrë parasysh kushtet e tmerrshme të vendeve ku këndojmë dhe pse bëjnë si “artistë” njerëzit me të cilët bashkëpunojmë: organizatorë, “menaxherë”, sekserë apo pronarë fatkeqësisht! 70% nuk kanë lidhje fare me muzikën, edhe pse ndihen më artistë se vetë artisti, të cilin e kanë ftuar dhe mezi e kanë siguruar”. Kush ia paska bërë kaq borxh? Sidoqoftë, ne i japim një “IN”, meqë ua ka përplasur të vërtetën në surrat! Mjaft pra, se jo gjithçka blihet me para! Mendja dhe kultura jo njëherë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.