Rita Ora –

Gazeta Paloma - - Argëtim -

Pas gjashtë vitesh, ajo do të rikthehet me më shumë vite eksperiencë mbi supe, me më shumë çmime, me më shumë famë të shpërndarë nëpër botë. Edhe pse renditet në klasifikim si ndër këngëtaret më të paguara, Rita nuk e harron Shqipërinë e vet. “Shumë e lumtur që do të jetë jem në Tiranë, kryeqyteti në Shqipëri, i cili është gjithnjë në ndryshim, për një shfaqje të madhe më 3 qershor. Mezi pres të festoj me të gjithë ju! Tirana rocks!”- ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale. Uauuu, paska ndjekur me vëmendje edhe punën e lali Erit! Apo i ka dërguar vetë ai ca linke, meqë i ka me merak artistët? Nejse, pa e shkëputur fokusin nga biondina e zjarrtë, ne jemi të lumtur që do na begenisë dhe brenda saj është rrënjosur thellë ndjenja e dashurisë për kombin. Mirardhsh e dashur! E sigurt që do e djegësh Tiranën! A ka promovim më të bukur, në prag të sezonit turistik? Faleminderit Rita!

Çunat u kthyen, oleee…oleeeee! Na kishte marrë malli për tingujt karakteristikë të këngëve të tyre, aq sa dëgjonim të vjetrat dhe mërziteshim se i dinim përmendësh. Më në fund na hapën një punë të re: të mësojmë tekstin e “Komshijes”, ta dëgjojmë me volum maksimal në makinë dhe ta kërcejmë ngjitur – ngjitur me fqinjët nëpër klube nate. Ritme verore dhe një klip alegro, pa ndryshuar aspak stil, aq sa na duket sikur doktor Flori është ende aty dhe ka konceptuar çdo detaj. Të mëdhenj e të vegjël kanë dhënë komente pozitive për “Komshijen” e Landit dhe të Mirit, po ne kaq pa zemër do ishim sa t’u kursenim një “IN”? Asiherëëëë…. Ta gëzoni çuna!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.