Nuk më falet që kam pritur një burgaxhi, por si t’ia bëj me familjen?

Gazeta Paloma - - Front Page -

Përshëndetje Mister X! Jam Aldo nga Kruja dhe sivjet jam në maturë. Me rezultate jam shumë mirë, por gjithnjë kam qenë i tërhequr pas sporteve. Dëshira ime më e madhe është të vazhdoj Universitetin e Sporteve, por prindërit nuk më lejojnë, aq sa më kërcënojnë se s’do më paguajnë tarifën nëse unë bëj këtë zgjedhje. Si të veproj? Përgjigje: Thuaju që do të vazhdosh edhe një fakultet tjetër. Sot nuk ka rëndësi se çfarë fakulteti mbaron. Pas 5 vjetësh, shumë pak njerëz do të punojnë sipas arsimimit. I sheh juristët që punojnë kamerierë, inxhinierët që punojnë banakierë dhe ekonomistët në “call center”? Mister X, javë e kobshme! Që në fillim të javës lajme që o Zot: djegie, vrasje, aksidente, përmbytje... Mos jemi afër fundit të botës? Mendon ti mister X se jemi ne njerëzit që po e çojmë këtë botë drejt fundit? Përgjigje: Bota kështu ka qenë. Madje me statistika ka qenë keq e mos më keq. Zi e më zi. Por tani televizionet dhe interneti japin edhe përplasjen me bërryl në trotuar. Facebook poston çdo gjë. Duket sikur jetojmë në tmerr. Në fakt është koha më e mirë e njerëzimit të paktën prej 200 vjetësh. Një ditë kur dola në dritare pashë komshiun përballë që po mbante mbesën në prehër dhe mua m’u duk sikur po e ngacmonte seksualisht. Menjëherë lajmërova mamanë që doli dhe i bërtiti nga lart. Ai e largoi menjëherë dhe nisi të punonte në kopshtin e tij. Nuk di ç’duhej të bënim. Nëse do lajmëronim policinë, nuk kishim prova mjaftueshëm. Si duhej të kisha vepruar? Përgjigje: E para, duhej fotografuar. E dyta, duhej njoftuar policia. E treta, ky perversi duhej kastruar. Ç’bëhet, Mister X, në këtë vendin tonë? Mijëra apartamente bosh të pashitura, mijëra apartamente të tjera në ndërtim, për kërkesë të kufizuar, por çmimet në rritje duke thyer çdo lloj logjike ekonomike. Përgjigje: Prit sa të bëhen dhjetëra - mijëra me kullat. E ke dëgjuar këngën e fundit në Tiranë: “Nga Lapraka te Nishtulla, mbjellim pemë e na mbijnë kulla”. Shoqja ime zbuloi se i dashuri e tradhtonte, por nuk u nda prej tij sepse ai e ndihmonte ekonomikisht. Nga ana tjetër, ajo ka vendosur të hakmerret dhe ka dalë me 5 burra të martuar deri tani. Unë isha dakord deri tek i dyti, por tani mendoj se po e ekzagjeron. Çfarë t’i sugjeroj? Kristina. Përgjigje: Sugjeroj që për ditëlindje t’i bledhë një makinë llogaritëse! Mister X, jam i shqetësuar për motrën time. Ajo ka dy vjet e mar- tuar dhe bashkëshorti i saj është shumë abuziv. Jam përpjekur ta bind që të ndahet, por ajo nuk e bën prej vajzës së vogël. Si të veproj? Përgjigje: Përderisa motrës i pëlqen druri... ç’të të them? Për më tepër, vendimi i ndarjes i takon 100% asaj. Ty të takon ta mbështesësh sa të mundesh edhe kur merr vendimin që ty nuk të pëlqen. Jam studente për Ekonomiks. Bashkë me shoqen e ngushtë arritëm të ishim të dyja në një degë. Që kur krijova një lidhje ajo nisi të distancohej dhe të më fliste me inat, sidomos për shkollën. Nuk dua t’i bie në qafë duke e akuzuar, por më bezdis shumë sjellja e saj. A duhet t’i them diçka, apo thjesht të distancohem? Përgjigje: Shiko punën tënde. Shiko jetën tënde. Shiko kohën tënde. Për të tjerat ka kush merret. Mister X, a mendon ti se lidhjet jashtëmartesore janë gjithnjë të gabuara? Ana, Tiranë. Përgjigje: Pyetje 1 milionë dollarëshe. Si do të thoshte Papa Françesku: E kush jam unë që të gjykoj! Sapo jam martuar dhe e dua shumë gruan time. Problemi është që kohët e fundit ajo ka pasur disa shenja të depresionit. Ajo vuan nga psoriazis dhe para disa muajsh adoptuam një fëmijë, pasi nuk bëjmë dot bashkë. I kam thënë që të shkojë në një psikologe, por nuk pranon. Ajo do vetëm që të rrijë vetëm. Si t’ia bëj me të? Përgjigje: Ndryshe nga arabët që vetminë e quajnë sëmundje, ne i themi edhe privatësi. Bisedo me një mjek me idenë që të marrë disa qetësues për një periudhë disamujore. Fëmija do të ndryshojë gjithë atmosferën. Kam 9 vite që jam e martuar dhe kemi një fëmijë 3 vjeç. Pas lindjes së vajzës kalova një depresion dhe që prej asaj kohe jemi distancuar. Një ditë gjeta në telefonin e tij disa mesazhe me një shoqen tonë të përbashkët. Akoma nuk i kam thënë gjë. Kam frikë të ndahem sepse vajza është në një moshë shumë delikate dhe mund ta dëmtojmë. Çfarë më sugjeron? Përgjigje: Ftoje shoqen e përbashkët për kafe dhe tregoji një histori që nuk përfundon mirë. Ajo do ta marrë mesazhin që ti e di dhe është në të mirën e saj të bëjë dalje. Mister X, më ndihmo të lutem për hallin që kam, hall që po të ma tregonte dikush nuk do ta besoja kurrë. Kam vite që pres të dashurin të dalë nga burgu, pa e tradhtuar me mendime e jo më në realitet, dhe ai ma shpërbleu duke krijuar lidhje të tjera. Më thotë: “Po, kam të dashura, ty nuk të dua. Flas 24 orë me to, për ty nuk ma ndjen dhe ti prapë do të rrish të më presësh”. E kam fikur telefonin, ai merr në celular vëllezërit, dajat, tezet, kolegët, çfarë nuk thotë për mua, mamit tim i ka thënë ku..., pu.... Mua po më ikën truri, i rri gati se më vjen turp ta marrë vesh familja që unë kam pritur një burgaxhi. Nuk më falet, por dashuria të verbon. Tani që i kam hapur sytë nuk shpëtoj dot. Të lutem, ç’të bëj? Përgjigje: Nëse nuk merr një vendim të dhimbshëm sot, do të kesh gjithë jetën dhimbje. Do të burgosësh veten. Harroje skifterin që ke në burg dhe dil e kërko një shqiponjë. Mister X, lajm i rëndë për publicisten Flutura Açka; djali i saj i vetëm nuk arrin të fitojë betejën për jetën. Ngushëllime dhe forcë i uroj ta përballojë këtë fatkeqësi. Besoj që edhe ty të ka bërë përshtypje një monster gazetare me emrin Genta që iu bë qejfi nga ky largim i djalit të Açkës. Ajo përmendi edhe disa emra elitarësh me po këtë fatkeqësi. Jam e shokuar se si një nënë si ajo mund t’i nxjerrë ato fjalë! Do doja shumë të dëgjoja të bënte një reagim kjo psikopate për çka shprehu. Si intelektual që je, si do e komentoje këtë ngjarje? Përgjigje: Sa më shumë merremi me monstrën, aq më e pranishme do të jetë në mendjen tonë. Një mik i vjetër për raste të tilla thoshte: “I kam lënë Zotin…” Seksi është gjëja më e bukur në univers. Përse kemi turp prej tij, kur e bëjmë, shohim apo edhe flasim? Faleminderit! Përgjigje: Me demokracinë liberale, seksi nuk është më tabu. Për të flitet, shkruhet, sigurisht që nuk jemi në stadin dhe standardin e vendeve nordike, ku që në kopsht mësohen fëmijët me organin gjenital të njerëzve, por gjithçka ka ndryshuar. Për t’i rënë drejt pyetjes tuaj: Në Bibël te mëkati fillestar mund të gjendet përgjigjja: Zoti i pyeti: Çfarë paskeni bërë që keni turp? Paskeni mbuluar trupin tuaj! Mister X, një këshillë të lutem! Jam shumë i fiksuar pas telefonit dhe komunikimit me sms; kam provuar çdo mënyrë ta largoj këtë fiksim dhe nuk ia dal dot! Kur nuk flas me dikë ndihem bosh, s’e shtyj dot. Kjo gjendje po më shkatërron si psikologjikisht, ashtu edhe ekonomikisht. Çfarë të bëj se kështu do të çmendem? Novi Mr. Përgjigje: Është më e lehtë të lësh cigaren, hashashin, bixhozin se sa varësinë nga telefoni. Është sëmundje. Hapi i parë, pranoje. Hapi i dytë, nis eksperimente. Dil nga shtëpia pa telefon një ditë të shtunë. Mos e mbaj telefonin ndezur gjatë natës. Lëre në karikim gjatë natës në kuzhinë dhe jo në dhomën e gjumit. Gjej një pasion për kohën tënde. Mister X, kam zbuluar që i dashuri im më tradhton, por ende s’e kam vërtetuar plotësisht këtë. Dua ta lë në një mënyrë demaskuese, ta ballafaqoj me atë vajzën (pasi e njoh), por s’e di a ia vlen. Mos vallë ai do të hakmerret pastaj me mua? Përgjigje: Pse nuk i bie shkurt, po shkurt fare. Ndërprit komunikimin dhe shih reagimin e tij. Ah se harrova. Ndërprit komunikimin edhe me këtë vajzën që njeh ti dhe që ai e njihka pak më mirë. Mister X, dua të ndihmoj një shoqen time. Babain e ka pijanec, nuk punon, për më tepër e kërcënon dhe i rreh çdo natë fëmijët dhe gruan. Kanë shumë frikë. Fëmijët janë të vegjël dhe i ka futur në punë. Janë 16 vjeç e poshtë. A njeh ndonjë sindikatë apo vend ku ta mbrojnë këtë familje nga një i çmendur? Këshilla jote do më ndihmojë shumë. Përgjigje: Adresa e parë është denoncimi në polici, qoftë vetëm duke njoftuar në numrin 129. Adresa e dytë janë disa shoqata për mbrojtjen e gruas nga dhuna në Tiranë. Kërko në internet dhe merr kontakt me to. Mister X, jam një vajzë nga Lushnja dhe sapo jam lidhur me një djalë shumë të mirë. Problemi im është që kam pasur shumë lidhje më përpara, gati 7-8. Çfarë më sugjeron, t’i tregoj të dashurit aktual apo jo? Përgjigje: Do të thosha: mos gënje, mos hyr në detaje. E dashura më thotë gjithë kohës që do të rrijë pranë meje, por kur dalim ajo nis të shohë meshkuj të tjerë në syrin tim. Tani nuk e kuptoj, do të jetë me mua apo sa t’i dalë një mundësi më e mirë do më lërë? Përgjigje: Kur do të jetë me ty do të kërkojë të qëndroni në një dhomë. Kur do të dalë me ty do të thotë se është mërzitur mbyllur dhe kërkon të shohë pak jetë. E tradhtova të dashurën me një nga shoqet e saj. Ndodhi pas një feste kur kishim pirë dhe unë nuk mbaja mend asgjë. Tani nuk di çfarë të bëj. T’ia them të dashurës apo jo? Përgjigje: Ka një gjë më të keqe se pësimi. Është të mos nxjerrësh mësim nga pësimi. Quaje aksident dhe harroje. Harro edhe alkoolin meqë t’i marrka mendtë deri në atë pikë sa nuk mban mend. E dashura më tha se kishte nevojë për pak kohë. Për mua nuk ishte problem. Kanë kaluar 7 ditë dhe s’më ka dërguar asnjë mesazh akoma. Mos do të thotë kjo që është ndarë? Përgjigje: Lëre të lirë. Nëse kthehet ajo do të të çmojë gjithë jetën. Nëse jo, ke fituar se je ndarë në kohë nga një njeri nga i cili do të ndaheshe më vonë. Mister X, e ke kuptuar ndonjëherë çfarë thonë çiftet me njëri-tjetrin që flasin nga 5-6 orë në celular? Përgjigje: Në fakt nga 5-6 orë flasin vetëm ata që i bien gabimisht celularit. Para disa vitesh humba motrën në një aksident. Ndërkohë, para disa javësh mora vesh që fëmija im i parë do të jetë vajzë. Kisha shumë dëshirë që t’i vija emrin e motrës dhe për këtë rashë dakord me bashkëshortin, por sapo vjehrrit e morën vesh kundërshtuan me të madhe. Si t’ia bëj? Atyre u mbetet qejfi shpejt dhe s’dua të kem probleme pas lindjes së vajzës. Deni, Berat. Përgjigje: Për emrin e vajzës vendos me bashkëshortin dhe këtë vendim tashmë e keni marrë. Vjehrrit do të mësohen me këtë. I dashuri im ka pasur një martesë 7-vjeçare para lidhjes tonë. Në fillim nuk e pata problem, por kur dalim ai në shumicën e kohës flet për ishgruan. Më duket sikur i është kthyer në fiksim. A mendon se ai ka ndjenja akoma për të? Përgjigje: Jo, nuk ka ndjenja për të. Por rreziku është që flet për të shkuarën. Duhet të flasë pak më shpesh si e mendon të ardhmen. Burri im është kaq xheloz sa më ka detyruar të heq gjithë kushërinjtë dhe kolegët e punës nga rrjetet sociale. Aq sa është i mirë, aq bëhet acarues me këto sjellje. Ndonjëherë më vjen në majë të hundës. S’di si të sillem me të. Kemi pasur disa sherre të mëdha kohët e fundit. Çfarë të bëj? Përgjigje: Provo mbylli rrjetet sociale për një muaj. Nuk besoj se do të vijë fundi i botës! Këtë muaj mund të marrësh mundimin të lexosh një libër të bukur, nëse nuk të zë koka nga leximi. Mister X, unë mendoj se jam një grua e pafat. Burrin e parë e lashë sepse nuk punonte, i dyti më tradhtoi, ndërsa i treti vdiq nga një sëmundje e keqe. Gjithmonë kam menduar se të qëndruarit vetëm më dëmtonte më tepër, por tani kam frikë. Më duket sikur jam një ters për burrat. Kam disa variante të mira. Si thua, t’i konsideroj? Dhurata, Tiranë. Përgjigje: Patjetër. Me fatin nuk bëhet luftë, por kjo nuk do të thotë se jeta nuk të ka rezervuar një fat më të mirë. Mister X, a është normale të të pyesë i dashuri çdo ditë çfarë ngjyre i ke të brendshmet? Përgjigje: Për mua jo. Për atë qenka shumë e rëndësishme. Po ti provo që për një muaj të kalosh në monokolor dhe ndoshta ai heq dorë nga ky ves. Kudo që shkoj, meshkujt më shikojnë, por asnjëri s’më buzëqesh apo të më afrohet. Vajta 20 vjeç dhe akoma s’kam marrë asnjë propozim. Do kem ndonjë problem thua. Liza? Korçë. Përgjigje: Çfarë thua? Vajte 20 vjeç? Po ty të paska ikur jeta! Përgatit shpejt letrat për pension! Mister X, burri më shau, më goditi, më shtyu në tokë. Pastaj goditi edhe vajzën pas meje dhe e hodhi tutje. Të nesërmen na kërkoi falje me lot në sy të dyjave. Ishte hera e parë që e shihja ashtu. Si t’ia bëj. Ta fal? Përgjigje: Ai duhet të shpjegohet. Ti duhet ta falësh... nëse të bind shpjegimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.