U dënova si përdorues droge. Më kapën edhe në burg me drogë. Më bashkohen dënimet?

Gazeta Paloma - - Front Page -

-I nderuar lexues, shërbimi konsullor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shërbim që i garanton qytetarit kthimin e përgjigjes për shërbimin e paguar. Në aplikimin që keni bërë duhet të ketë pasur edhe një mënyrë si të kontaktoni me shërbimin konsullor për t’u interesuar për aplikimin tuaj. Mund të ketë pasur gabime edhe në adresa apo me referimin tuaj. Ndoshta aplikimi juaj ka skaduar dhe nuk është më i vlefshëm. Është e vështirë që t’i përgjigjesh pyetjes tuaj sepse janë çështje aplikimesh në organet e vendeve të huaja që nuk kanë të bëjnë me koncepte juridike apo legjislacionin e vendit tonë. Ju këshillojmë që të shkoni të interesoheni personalisht pranë Ambasadës Amerikane.

- E nderuar lexuese, zgjidhja e martesës është një veprim i cili bëhet me dëshirën edhe të njërës palë. Duke qenë marrëdhënie dhe njëra nga palët nuk dëshiron ta vazhdojë, ajo ka të drejtë që t’i drejtohet gjykatës për zgjidhjen e martesës. Sipas Kodit të Familjes, secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve që rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët. Kjo përbën edhe nenin në bazë të të cilit ju mund të zgjidhni martesën. Problemet e tjera janë procedurale, por në rast se ju jeni e vendosur nuk mund të ndaloheni në këtë kërkesë.

më shqetëson është se në burgun e Korçës më zunë me 5 qese me hashash të cilat kishin nga 1 cigare brenda dhe sasia totale është 3.467 gram. Analizat më kanë dalë përdorues, por mjeku e ka konsideruar dozën të madhe dhe të dëmshme për njeriun. Unë 3 gram të paktën i pi në ditë. Unë nuk kam mundësi të marr avokat pasi jam dobët nga gjendja ekonomike. Dhe diçka tjetër, unë kam thënë se e gjeta në ajrim dhe meqë jam përdorues e mora për ta pirë. Një përgjigje nga ana juaj do më vijë në ndihmë se si të veproj. Dhe diçka tjetër, nëse më dënojnë 3 vjet e 4 muaj sa më vlen nga bashkimi i dënimit, pasi dënimet që kam marrë nuk m’i kanë bashkuar? Një përgjigje si për djalin tuaj.

-I nderuar lexues, në rast së do procedoheni për këtë vepër penale ju keni mundësi që të merrni një avokat të cilin e cakton gjykata dhe paguhet me shpenzimet e shtetit. Në asnjë rast gjykata nuk do ta bëjë gjykimin tuaj pa pasur një avokat qoftë të paguar nga ju, qoftë të caktuar nga gjykata. Në çdo rast dhe për gjëra konkrete mund të pyesni atë. Parimisht mund t’ju themi që duhet të kundërshtoni mendimin e mjekut, i cili thotë që substancat narkotike nuk i keni për përdorim vetjak. Substancat narkotike konsumohen nga individi në bazë të nevojës që ai ka dhe kjo nevojë nuk është e shkruar apriori diku. Nëse ju tregoni me prova dhe me dëshmitarë që këtë sasi e konsumoni rregullisht në ditë dhe nuk është e dëmshme për ju, atëherë nuk do të dënoheni. Pra, me fjalë të tjera ju duhet të kundërshtoni vendimin e mjekut duke e quajtur të pasaktë dhe duke kërkuar mendimin e një mjeku tjetër, gjithashtu duhet të tregoni me dëshmitarë edhe që ju konsumoni këtë sasi rregullisht. Pavarësisht kësaj, avokati (i caktuar apo i zgjedhur) juaj mund të zgjedhë një strategji tjetër duke qenë më në brendësi të çështjes. Sipas nenit 56, paragrafi 2 të Kodit Penal, kur i dënuari, pas dhënies së vendimit, por para vuajtjes së plotë të dënimit, kryen një vepër penale të re, gjykata bën bashkimin e dënimit të ri me pjesën e mbetur të dënimit të mëparshëm. Pra, kështu është rregulli për bashkimin e dënimit në rastin tuaj. Sërish kjo do varet shumë nga vendimi që do marrë gjykata. Gjithsesi e përsërisim që ju duhet të këmbëngulni që të tregoni që jeni përdorues dhe atë sasi e pini rregullisht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.