Kur konsiderohet normal urinimi në gjumë?

Gazeta Paloma - - Front Page -

I rrituri, kur është i mërzitur ose i sëmurë, gjëja e parë që refuzon është ushqimi. Edhe fëmija, po për këto arsye e refuzon ushqimin. Ai apo ajo e refuzon ushqimin sepse është i mërzitur, pasi të rriturit nuk e kuptojnë, nuk e lënë rehat apo e sforcojnë. Kujdes prindër, ushqyerja me zor është e keqe. Ajo i vret fëmijës mekanizmin njohës, njohjen nëpërmjet shijes, pasi e ngrëna në radhë të parë është njohje, është një proces shumë i ndërlikuar psiko-emocional. Fëmijët lindin me vetëdijen që duhet të ushqehen dhe e demonstrojnë këtë veti që në fillimet e jetës së tyre në këtë botë. Ata sapo vijnë dhe vendosen në trup të nënës fillojnë të kërkojnë gjirin e saj. Prindër, ju me frikërat tuaja të kota, që fëmija nuk ha aq sa mendoni ju se duhet të hajë, vetëm i bëni dëm. Studimet tregojnë që ushqyerja e keqe dhe sidomos ajo me forcë nga fëmija përftohet si shpërfillje. Ju me sjelljen tuaj i krijoni fëmijës një tension që i vogli nuk arrin ta përballojë. Prindër, mos e shihni fëmijën të vogël, ai është një njeri tjetër dhe si të tillë trajtojeni. Ju vetë bezdiseni kur dikush ju nxit të bëni një veprim që nuk jeni gati apo të ushqeheni kur nuk keni uri apo nuk ka ardhur ora e duhur, të njëjtën ndjesi provon edhe fëmija. Gjithashtu ky fiksim tek e ngrëna i tregon fëmijës se nuk ju intereson gjë tjetër tek ai, fëmija.

90 % e fëmijëve që urinojnë natën ndihen shumë keq. Çdo njëri nga ata mendon se i ndodh vetëm atij.

Urinimi në gjumë konsiderohet normal deri në moshën 5 vjeç, përpara kësaj moshe nuk rekomandohet asnjë lloj trajtimi.

Disa këshilla të thjeshta:

1. Prindi duhet të kontrollojë shqetësimin apo bezdinë që i shkakton kjo situatë. Të përfolurit në familje, me gjyshërit, me kushërinjtë apo me miqtë e afërt për këtë shqetësim është shumë i dëmshëm për vetë fëmijën që e përjeton. Gjithashtu edhe më i dëmshëm është etiketimi apo vënia në sedër sidomos nga ndonjë vëlla apo motër e vogël. Nga gjithë këto mënyra nuk fitohet asgjë e mirë, përkundrazi gjendja rëndohet.

2. Një masë lehtësuese është përdorimi i mbrojtëseve të dyshekut.

3. Fëmija që urinon natën në gjumë nuk duhet kufizuar nga lëngjet, nga frika e urinimit. Fëmija duhet të pijë 6-7 gota me lëngje në ditë, pasi kjo influencon pozitivisht në mësimin e fshikëzës me sasi të lartë lëngjesh, gjë që është shumë e rëndësishme për të fituar kontrollin sfinkterial apo të fshikëzës.

4. Gjatë pasdites duhet të evitoni t’i jepni fëmijës lëngje të tilla si portokalli, limoni, mandarine, lëngje me gaz, çaj, si dhe çokollatë. Këto lëngje së bashku me çokol- latën janë stimulues të fuqishëm të veshkave për prodhim të shtuar të urinës. Pak statistikë: 5-7 milionë fëmijë urinojnë natën në gjumë, pra nuk është një gjë e rrallë. Në këtë grup fëmijësh 2/3 e tyre janë djem dhe 1/3 vajza.

Pas moshës 5 vjeç, 15% e fëmijëve vazhdojnë të urinojnë natën në gjumë.

Në moshën 10 vjeç, 95% e fëmijëve nuk urinojnë më në shtrat.

“Kë do ti më shumë, mamin apo babin, apo do nënën se ajo të ka rritur?”. Kjo shprehje e tmerrshme, që përdoret nga të gjithë, madje është bërë edhe reklamë, vetëm e gjymton fëmijën. Prindër! Mos ia bëni këtë pyetje fëmijës dhe mos lejoni të tjerët t’ia bëjnë këtë pyetje fëmijës tuaj. Fëmija është i vogël dhe janë të rriturit që duhet ta duan, madje e kanë për detyrë. Ajo që është më dramatike tek i rrituri qëndron te fakti që është i pavetëdijshëm për pyetjen. Kur i pyet të rriturit se çfarë qëllimi ka kjo pyetje, ata ngrenë supet. Fëmija i vogël ende nuk i di fjalët, nuk ua di kuptimin dhe kur i bëhet një pyetje vetëm shqetësohet. E para, nuk e kupton; e dyta, fëmija e di që duhet ta duan mami, babi, gjyshërit, që ai duke u rritur të sillet si ata, por kur të rritet, jo tani që është i vogël. Njerëzorja, të nderuar të rritur, nuk është gjë e lindur, ajo mësohet dhe zhvillohet nëpërmjet edukimit dhe sigurisë. Kjo pyetje shkatërron këto dy elemente: besimin te të rriturit dhe për pasojë edhe edukimin, si njeri i përgjegjshëm e qytetar. Kjo pyetje e vendos fëmijën në dilemën e rëndë të zgjedhjes. Dhe për fat, fëmija nuk ka ende mekanizma as për të kuptuar se çfarë i pyetet dhe as për t’u përgjigjur. Edhe një gjë, kujtoni veten kur duhet të zgjidhni, sa të vështirë e keni. Atëherë, si i kërkoni fëmijës të bëjë një gjë, që edhe për ju të rritur është e vështirë?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.