Pse vdiq në të vërtetë sulltanesha Halime?

Gazeta Paloma - - Koktej -

Aktorja që sjell në jetë personazhin e sulltaneshës Halime në telenovelën “Ertugrul”, Esra Bilgiç, është e martuar me futbollistin e famshëm të Beshiktashit Gokhan Tore. Sipas deklaratave të produksionit “Ertugrul” largimi i Esra Bilginç nga seriali ka ndodhur pasi kështu parashikohej që në fillim nga skenari. Ajo që bie në sy është fakti se ky largim i aktores ka ndodhur fiks në kohët kur po flitet për transferimin e Gokhan Tore në një tjetër skuadër, kësaj here europiane. A kanë vallë këto dy ngjarje lidhje me njëra tjetrën? Vdekja e sulltaneshës Halime, bashkëshortëses së Ertugrulit ka lënduar dhe ka bërë të qajnë të gjithë fansat e telenovelës. Esra Bilgiinç është larguar mirënjohëse ndaj produksionit duke lënë të nënkuptohet se largimi i saj ka qenë për efekt të skenarit. Nga ana tjetër ka kohë që flitet për një transferim të Gokhan Tore në Europë pas suksesit që korri me Beshiktash në Ligën Europiane. Kjo na bën të dyshojmë se largimi i Esras nga “Ertugrul” ka qenë një dëshirë e saj, pasi në këto çaste duhet të qëndrojë më pranë bashkëshortit të saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.