Çagatay Ulusoy flet rreth varësisë së tij nga droga

Gazeta Paloma - - Koktej -

Çagatay Ulusoy është një ndër aktorët më të pashëm dhe më të talentuar turq. E njohim sidomos për rolin e tij në “Të infiltruarit”. Së fundmi aktori ka pasur akuza të shumta se ka krijuar varësi ndaj drogës. Theksojmë se Ulusoy është arrestuar në 2013-n në një nga restorantet më të famshme të Turqisë së bashku me 38 persona të tjerë me akuzën e trafikimit të drogës. Midis të arrestuarve ka pasur edhe personazhe të tjera publike, si p.sh. modelë. Atëherë u tha se policia kishte gjetur kokainë në shtëpinë e tij. Kësaj here aktori ka vendosur t’u japë përgjigje të gjithëve atyre që i kanë besuar këto lajme. “E di se është përfolur për mua sikur jam i varur nga disa droga. Ka disa njerëz që janë shumë të afërt me mua dhe dinë absolutisht gjithçka rreth meje. Ata mund t’ju konfirmojnë se kam më shumë vite pa konsumuar asgjë. Unë e respektoj shumë aktrimin dhe njëkohësisht kam humbur shumë peshë. Të vetmet tableta që po konsumoj për momentin janë vitamina dhe barna që të më rinovojnë energjinë dhe që mund t’i blejë çdokush edhe pa recetën e mjekut. Duke qenë se punoj shumë, lodhem shumë, kështu që metabolizmi im ka rënë, për këtë arsye përpiqem të përshpejtoj metabolizmin përmes këtyre ilaçeve. Asgjë më shumë se kaq”. Miqtë e tij janë treguar mbështetës ndaj Çagatay: “Çagatay është një djalë dhe një koleg i mrekullueshëm. Ai u shoqërua me njerëzit e gabuar. E provoi dhe e kuptoi se ishte në rrugën e gabuar. Tani ka marrë një mësim dhe nuk ka ndërmend të përsërisë të njëjtin gabim”,- thotë Ahu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.