Do i japësh dhuratën e radhës apo atë të jetës?

Gazeta Paloma - - Koktej -

Mrekullia gjendet në sytë e tyre, vetë jeta ecën bashkë me ta… teksa ne i shohim të rriten me shpejtësi rrufe, teksa nisin të hedhin hapat e para, të belbëzojnë fjalët e para, të provojnë ushqimet e para dhe nga mëngjesi kur nisemi për punë deri pasdite që kthehemi në shtëpi të marrim vesh “bëmën” e radhës prej tyre! J

Kjo është magjia e prindërimit, ndaj shijojeni dhe kushtojini kohë! Një dhuratë prej natyrës, që me apo pa dashje, një pjesë e mirë prej nesh e shpërdorojmë, duke harruar se kështu po shpërdorojmë të ardhmen, vazhdimësinë e rracës njerëzore. E keni dëgjuar atë shprehjen e zonjave të moshuara, teksa flasin nëpër dhëmbë: “Ka ardhur dita e qametit!”? Pikërisht këtij fakti i referohen, faktit që ne gjithmonë e më shumë po bëhemi prindër më të këqinj, prindë r më të dobë t ndaj rrregullave e pa herë - herë edhe pa kë rkesë llogarie.

Sot recetat e “prindërimit” i gjejmë kudo në inte rne t , po përkushtimin e largojmë gjithnjë e më shumë nga vetja. E dini pse? Më besoni që asnjëri nuk e bën qëllimisht, sepse dihet që egoizmi i qënies humane merr fund kur sjell në jetë krijesën e tij. Kjo ndodh, sepse gjithnjë e më pak mbajmë përgjegjësi për veprimet tona… është fatale!

Kur ti hedh plehrat në rrugë, kur shet votën, kur nuk punon, kur dehesh, kur shkel rregullat e qarkullimit rrugor, kur bër tet pa kuptim, kur nuk f let pastër gjuhën mëmë, kur bën thashetheme, kur shpenzon pa kriter, kur vret apo plagos, kur dhunon fizikisht apo psikologjikisht, kur vjedh, kur tradhëton e shkatërron familjen… ti nuk po i bën keq vetëm vetes, ti më keq po i bën fëmijës tënd! Ti po i privon fëmijërinë e shëndetshme një individi të pafajshëm, që sytë në çdo çast i ka tek TI! Ti po i privon të drejtën shoqërisë njerëzore, që të ecë përpara, në hapa të sigurtë. Ti po krijon shembullin e gabuar dhe çdo ditë është gjithmonë e më vonë, për ta ndrequr.

Ju gëzon 1 Qershori, fes ta e fëmijëve? Keni përgatitur dhurata, lodra, veshje, surpriza? Do i gëzoni me festa të mëdha plot me tullumbacë shumëngjyrësh? Do jeni të gjithë pranë, në një ditë kur as celulari i punës nuk ju shqetëson? Dakord! Na vjen mirë për këtë iniciativë, ama me bindje ju themi se nuk mjafton…

Fëmijët duhet ta jetojnë çdo sekondë plot ngjyra dhe ëndrra, pranë më të dashurve të shpirtit. Fëmijëve u duhet dhuruar dashuri sepse ajo zemra nuk zbrazet kurrë, ndërsa xhepat dhe frigoriferi PO!

Kemi fatin të jetojmë në një epokë kur fëmijët janë kaq të bukur dhe të zgjuar. Çelësi i këtij suksesi është lundrimi në informacion, nga të katër anët. Ata janë inteligjentë, mos u përpiqni t’ua hidhni apo nënvlerësoni! Kujdes! Mos e bëni këtë sepse do jua kthejnë pas në një kohë që as jua pret mendja.

Ju lutem, bëjini fëmij ëve dhuratën e jetë s : modelin e shkëlqyer të një prindi të dedikuar, dhurojini harmoninë duke ia dashur e respektuar fort nënën e tyre, mos i “gënjeni” vogëlushët me dhurata supermarketesh, butikësh apo resortesh. Këto të fundit mos të mungojnë, sigurisht në bazë të mundësive, po ama janë vetëm aksesori i bukur i një ceremonie martesore. Dasma nuk pëlqehet po nuk pati fasadë të këndshme, po bën edhe pa të, nëse çifti ka harmoni dhe respekt për njëri – tjetrin.

E pr a , k ape n i “demin” nga brirët dhe mos i kërkoni problemet tek fëmijët, kur rriten dhe bëhen adoleshentë. Ata ju kthejnë përgjigje, ashtu sikurse ju jeni sjellë dikur. Ju kujtohet? Mos e kërkoni diellin natën vonë, po përpiquni të zgjoheni nga shtrati herët dhe t’i gëzoheni kësaj jete që është pa dyshim e mrekullueshme.

Gëzuar festën tuaj o më të bukurit e botës! Kalofshi fëmijër i të paparë, sepse ju jeni shpresa jonë!

Gëzuar të nderuar prindër! Dalshi faqebardhë në misionin tuaj fisnik!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.