Çiljeta zgjohet në mëngjes e frymëzuar, i dërgon një sms Albanit që ta mbajë mend gjithë jetën

Gazeta Paloma - - Koktej -

Çiljeta Xhilaga është zgjuar shumë e frymëzuar mëngjesin e ditës së djeshme. Këngëtarja shqiptare ka përdorur Instagramin për të publikuar një mesazh për partnerin Alban Hoxha dhe të gjithë meshkujt e tjerë.

Çiljeta publikoi një foto të një luani dhe luaneshe që përkëdhelin njëri-tjetrin me mesazhin mjaft domethënës:

“Një Mbret nuk kënaqet me këdo, por vetëm me Mbretëreshën e vet”.

Lidhja e këngëtares Çiljeta Xhilaga me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën, prej 2 vitesh është shndërruar në kryefjalën e mediave rozë. Dyshja e njohur e kanë bërë publike lidhjen e tyre vetëm dy muaj më parë, kur Çiljeta publikoi një video me Albanin. Ndërsa sa i përket martesës me të, Çiljeta është shprehur se nuk ekziston si mundësi. E ftuar në një intervistë përballë vogëlushëve të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, ajo tha: “Nuk më lejon djali. Sa herë ikën nga shtëpia më merr me video dhe më pyet me kë jam”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.