Si ta ndryshon jetën një njeri i vetëm!

Gazeta Paloma - - Argëtim -

Ti je e bukura e dheut, por me këtë model të ri flokësh nuk na pëlqen! E para njëherë, që u bënë të gjitha njësoj me flokët “bob” dhe mbushën ekranet, portalet, revistat… E dyta, je kaq “ëmbëlsirë” sa flokët e gjata të japin shumë hijeshi! E treta, vogëlushja jote nuk do jetë njësoj e lumtur, duke eksperimentuar te koka e mamit për stilime modelesh të reja. E katërta, kështu ngjan pak me Albanin dhe na dukeni si motër e vëlla. E pesta, po të mbajmë me kaq hatër dhe na “dridhet” dora të shkruajmë ndonjë defekt për ty, sepse të kemi xhan, edhe pse gjendesh në rubrikën “OUT” për këtë numër. Rriti flokët Miriam Cani, kukull Barbie, artiste e shkëlqyer! Dëgjojua këshillën “palomistëve” se të duan të mirën!

– Një realitet i hidhur, që tregon më së miri edhe arsyen pse spektaklet e bukurisë po veniten vit pas viti, gjithnjë e më shumë. Vajzat nuk e shohin më kurorën si mundësinë e jetës, si trampolinën drejt ekranit apo modelingut. Për këtë të fundit ka folur vetë ajo, modelja me famë ndërkombëtare, që provoi gjithçka në Shqipëri, në moshë shumë të vogël. Adrola shprehet e zhgënjyer nga mënyra si trajtohen modelet, fjalori fyes, kushtet brutale, pagesat e vogla, paragjykimet e publikut dhe fakti që më shumë të vjen turp ta konsiderosh si profesion sesa ta lëvdosh punën dhe sakrificën tënde! Nejse, Adrola ka zgjedhur Amerikën dhe bravo i qoftë! Është treguar e sinqertë me të tjerat, jo për t’u prerë ëndrrat në mes, por për t’i përgatitur në lidhje me realitetin e këtij rrugëtimi në vendin tonë. Keni takat ta përballoni? Adrola ju doli borxhit, gjithsesi. “IN” zemra!

– U çuditët me deklaratën e saj? Apo mendoni që iku nga Shqipëria dhe ia hodhi për vete? Jo pra, sepse me vendin e lindjes, sado larg të jesh, lidhja është e pashmangshme. Anjeza u rrit dhe fitoi popullaritet, famë e sukses në Shqipëri. Ka familjen, miqtë, të njohurit, të cilët i krijojnë natyrshëm një urë të fortë lidhëse. Dhe duke qenë në brendi të realitetit, këngëtarja nxori një konkluzion, duke i quajtur femrat shqiptare “femrofobe”! Koncept i ri në fjalor, apo jo? Po ngadalë, mos i shqyeni sytë se është diçka që e thoni përditë. “Femrat urrejnë femrat” do ta përktheja shqip – shqip, ne jemi dëshmitare të rasteve pafund. A nuk është një kolege në punë që flet keq për ty? A nuk është një vajzë e re një kandidate potenciale për t’i marrë burrin nga shtrati tjetrës? A nuk transformohet një grua sapo bëhet shefe? A nuk bëjnë femrat thashetheme edhe për m markën e buzëkuqit? A nuk e “bullojnë” femrat njëra – tjetrën p për hir të një mentaliteti të “leshtë”? Po! Anjeza, vëzhgim dhe p përfundim i saktë. Ama, nëse ndonjëra të ka rënë vërtet në q qafë ne do të të qetësonim me këtë thënie: “Qeni që leh, nuk t të kafshon” (veç bën ham – ham kot).

– Urtë e butë, plot emocione të sinqerta dhe vërtetësi që i buronte nga shpirti, vajza e milionerit shqiptar ka rrëfyer për të atin. Lori na tregoi detaje të reja, për të cilat është kurioz i gjithë publiku shqiptar, sepse Tani i Topit u mungon të gjithëve! Çdo punonjës mallëngjehet nëse ia përmend, edhe pse ishte tmerrësisht i rreptë. Familjarët ende nuk e kanë kapërdirë “kafshatën” e ikjes së “shtyllës së shtëpisë”. Po aq i mirë sa e përshkruajnë gjigantin e medias shqiptare, si t’ia gjejmë një defekt xhanëm? E rrëfeu e bija: “Pak njerëz e dinë, por ishte shumë fanatik. Tmerri i tij ishte që unë po rritesha”, - u shpreh Lori. E dedikuar për të ecur në hapat e të atit, pavarësisht se ne shohim vetëm pushimet luksoze dhe veshjet firmato, e madhja e fëmijëve u tregua vërtet e vendosur në planet për të ardhmen. Na pëlqen sfida me veten, Lori! Na pëlqen karakteri yt luftarak, që i ka bërë ballë gjithë “valës shqiptareske” që na kujton fabulën “Dhelpra dhe rrushtë”. Ec kështu, ec përpara, që babi të jetë krenar për ty!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.