Gazeta Shqiptare

Eshtrat e Dom Kaçorrit do të sillen në Shqipëri

Imzot Kurti: Zhvarrimi më 1 shkurt, më pas ceremonia në Durrës U gjetën pas 94 vitesh në varrezat e Vjenës

-

PDURRES ër pak ditë, eshtrat e Dom Nikollë Kaçorrit, ish-nënkryetar i qeverisë së Ismail Qemal Bej Vlorës pas shpalljes së Parësisë më 1912, do të sillen nga Vjena ku u gjetën para pak ditësh dhe do të varrosen në Durrës. Sipas Imzot Damian Kurti, Ipeshkëv i Durrësit, " Atdhetari dhe kleriku i njohur, që u bë krahu i djathtë i Ismail Qemalit në Kuvendin e Vlorës, vdiq në Vjenë më 29 maj 1917, por varri i tij u zbulua vetëm kohët e fundit falë përpjekjev­e të një grupi bashkatdhe­tarësh". " Prej kohësh kam komunikuar me klerikë të tjerë, me miq e me shokë shqiptarë që ndodheshin në Vjenë me punë ose për mision, por rrethanat nuk ishin qenë fatlume. Së fundi, u arrit ajo që prisnim, gjetja e varrit dhe sjellja e tyre në Durrës", - pohon Imzot Damian Kurti.

GJETJA E VARRIT

Në mesjanarin e vitit 2011, pas plot 94 vjetësh, u gjetën eshtrat e patriotit e klerikut Dom Nikollë Kaçorri. " Kisha deshte që edhe ai të prehet pranë dy famullitar­ëve të tjerë, At Vinçens Prenushi dhe At Pjetër Gjura, të cilët janë varrosur në kishën e Durrësit, ku punuan shumë vite më parë. Ishte prifti kosovar Dom Pren Kola, që shërben për besimtarët katolikë të Kosovës në Vjenë, i cili mundi të identifiko­jë varrin e Dom Nikollë Kaçorrit dhe na njoftoi për lajmin e shumëpritu­r", - pohon kleriku durrsak. " Nuk ka qenë punë e lehtë. Mësohet se përpjekjet e priftit koso- var në Vjenë nuk qenë të lehta. Atij ju desh të kërkojë me ngulm për tre vjet radhazi ndër dokumentet e Bashkisë së kryeqyteti­t austriak, së bashku me të afërmit e tij. Sipas Imzot Damian Kurtit, Dom Nikollë Kaçorri nuk i përket vetëm famullisë katolike " Shën Luçia" të Durrësit. Për këtë arsye është vënë në dijeni ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri. Është parashikua­r që më 1 shkurt, në përputhje me procedurat zyrtare të shtetit austriak, eshtrat e identifiku­ara të Dom Nikollë Kaçorrit të nxirren nga toka ku u preh para 94 vitesh. " Në famullinë e Durrësit do të celebrohet mesha e parë për shpirtin e Dom Nikollë Kaçorrit, këtu në kishën ku shërbeu për gati 24 vjet si famullitar e më pas edhe si zëvendësar­qipeshkv", - shton Imzot Kurti.

KLERIKU

Nikollë Kaçorri është një nga figurat e ndritura të kombit shqiptar. Gjetja e varrit dhe kthimi i eshtrave të tij në Atdhe në prag të përgatitje­ve për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, është një ngjarje me rëndësi dhe për historinë e kombit shqiptar. Famullitar­i katolik i Durrësit, Dom Nikollë Kaçorri jetoi dy hapa larg kishës " Shën Luçia", në një banesë dykatëshe, e cila ekziston ende. Mes shtëpisë ku ai jetoi dhe kishës, sot është ende në këmbë edhe ndërtesa e Arqipeshkv­isë së hershme të Durrësit.

 ??  ?? Imzot Damian Kurti, Ipeshkëv i Durrësit
Imzot Damian Kurti, Ipeshkëv i Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania