KADRI HAZBIU PESHTYU KUR LEXOI " DIMRIN E VETMISE SE MADHE"

Gazeta Shqiptare - - AKTUALITET -

librin e tij, " Ismail Kadare, Shkrimtari dhe diktatura" Peter Morgan sjell një analizë të disa ngjarjeve që ndikuan në formimin e shkrimtarit Kadare nën regjimin komunist. Morgan flet për shumë personazhe të letërsisë së kohës, për Trebeshinën, Shuteriqin, apo personazhe politikë, ku në krye të herës përmendet Enver Hoxha, pastaj pasardhësi i tij " i dobët" Ramiz Alia, Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun. Ai tregon në këtë libër se Alia nuk i dha leje për botim " Dimrit të vetmisë së madhe", ndërsa Hazbiu kishte pështyrë " 40 herë" pasi kishte lexuar dyzet faqe.

TREBESHINA, SHUTERIQI

... Hoxha mbikëqyri themelimin e së parës Lidhje të Shkrimtarëve të Shqipërisë, në 7 tetor 1945. Në atë kohë aty përfshiheshin edhe shkrimtarë jo komunistë. Sejfulla Malëshova, që ishte ministër i kulturës e propagandës, u zgjodh president i Lidhjes. Lidhja e Shkrimtarëve në Tiranë është e organizuar si një vëllazëri murgjish mesjetarë. Në krye të vëllazërisë është Mjeshtri i Madh dhe të gjithë të tjerët janë të detyruar t'i binden autoritetit të tij. A jeni ju në dijeni, se dhënia e " funksioneve" dhe " privilegjeve" në këtë mënyrë është mesjetare? [..] Ndrydhja e mendimit edhe brenda radhëve të partisë është bërë e zakonshme... Sidoqoftë, kjo i kalonte kufijtë e lejuar. Trebeshina, një komunist i betuar, u arrestua dhe u dënua me 17 vjet burgim, një dënim i lehtë ky, po të krahasohet me ata të mëvonshmit. Në 1957- ën, Lidhja u shpërbë dhe u riformua përsëri, së bashku me Lidhjen e Artistëve në një të vetme, të quajtur Lidhja e Shkrimtarëve dhe

AZILI

Artistëve me 150 anëtarë dhe me një vijë të qartë ideologjike e partiake. Shkrimtarëve iu dha një pagë më e mirë dhe kushte më të mira, por u mbajtën nën mbikëqyrje të rreptë. Veterani komunist, Dhimitër Shuteriqi, qëndroi president deri në korrik të 1973- it, kur si pasojë e revolucionit kulturor u denoncua së bashku me shumë të tjerë si borgjez, revizionist e dekadent, u përjashtua nga partia dhe u dërgua të punojë në industri e bujqësi, pranë popullit...

... Kadareja e ka diskutuar fshehtësisht arratinë me shokun e tij Dhori Qiriazi. Në Pragë, në rrugën e kthimit nga Finlanda, në 1962- in, ai për një kohë të shkurtër qëndroi në një dhomë hoteli tej sheshit Wenceslas, me qëllim që të kërkonte azil, për shkak të situatës së padurueshme në Shqipëri. Përballë realitetit të zymtë të jetës në një vend të panjohur të Europës Lindore, ai mendoi se nuk ia vlentë të hiqte dorë nga gjuha dhe mëmëdheu për një situatë që zor se do të ishte më e mirë. Në vitin 1990, duke hedhur vështrimin pas, ai reflekton mbi perversitetin e kërkimit të azilit në Lindje dhe jo në Perëndim ( ai po kthehej në atdhe, pas vizitës në një vend Perëndimor, Finlandën). Sidoqoftë, ky është një tregues i prejardhjes prej një vendi socialist, pra Perëndimi nuk ishte shfaqur akoma në radarin e tij politik. Ai ishte rritur në një regjim komunist dhe Lindja mbetej pika e tij e natyrshme e orientimit. Vendimi i tij për tu kthyer në Shqipëri, në vend që të qëndrontë në " stepat" e Lindjes, u mor si pasojë e një nevoje më të thellë...

LUBONJA

Duke e parë në retrospektivë, Kadareja e paraqet shkrimin e romanit si një zbutje në situatën e brendshme në Shqipëri dhe në marrëdhënjet e saj me botën perëndimore. Todi Lubonja, drejtori i Radiotelevizionit, e inkurajoi Kadarenë që të vazhdonte punën e cila do ta ndihmontë diktatorin të çlirohej nga paranojat. Kadareja i referohet Lubonjës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë miq të tij si Agim Mero, që e mbështetën në punën e tij, si " Gorbaçovë të parakohshëm". Lubonja ishte i vetëdijshëm për rreziqet e projektit të Kadaresë, por shkrimtari ishte i entusiazmuar nga mendimi se diktatori do t'i përgjigjej sfidës që po i ofrohej:

ALIA

... Ramiz Alia e përfundoi leximin e dorëshkrimit të plotë të Dimrit të Vetmisë së Madhe në vjeshtë të vitit 1972. Muajt kalonin dhe shkrimtari nuk mori asnjë lajm. Atmosfera e detantës dhe optimizmit në kryeqytet, që nisi rreth fundit të viteve 60- të, vazhdoi deri në dimrin e 1972- it, ndërkohë që Hoxha u kthye nga pushimet dimërore në Vlorë në fund të vitit... Qysh një ditë më pas [ kthimit të Hoxhës] filloi të përhapet një thashethem që nuk sillte diçka të mirë. Diçka po ndodhte. Thashethemi transformohej nga dita në ditë si një lloj larve gjigante ( diçka e keqe kishte ndodhur..... shoku Enver është zëmëruar..... është diçka tepër serioze....) deri sa doli formulimi alarmues që asgjësoi çdo shpresë, " ka dalë një grup... me fjalë të tjera... një komplot... në fushën e kulturës"... Ndërkohë, dorëshkrimit të Kadaresë iu dha e drejta për botim dhe u dërgua në shtypshkronjë. Ai doli me një tirazh prej 25 mijë kopjesh, të cilat u shitën menjëherë. Me daljen e tij ministri i brendshëm, Kadri Hazbiu deklaroi se, " lexova dyzet faqe dhe pështyva dyzet herë". Secila palë mendonte se kishte fituar dhe shpresonte ta shihte kokën e Kadaresë mbi një hu si tribut ndaj liberalizmit apo stalinizmit. ... Ramiz Alia, numri dy në pushtet dhe zëvendësi i mundshëm i liderit suprem, thirri një mbledhje plenare të Partisë. Ajo u zhvillua për dy ditë me radhë në mars të 1982, në sallën e koncerteve të Pallatit të Kulturës në Tiranë. Mbledhja drejtohej nga kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Dritëro Agolli, por sipas Kadaresë ishte Nexhmije Hoxha që vepronte në prapaskenë, armikja e tij më e madhe pas vdekjes së Shehut dhe Hazbiut. Agolli lexoi raportin zyrtar nbi romanin. Ai ishte një mik i vjetër i Kadaresë, i cili luante një lojë të dyfishtë në diktaturë dhe siç është nxjerrë në pah nga Shaban Sinani e ka komprometuar plotësisht veten, duke denoncuar mikun dhe kolegun e tij. Dihej nga të gjithë se shkrimtarët që kritikoheshin nga partia duhej të bënin autokritikë. Kjo kryhej në mënyrë formale në Lidhjen e Shkrimtarëve me dyer të mbyllura, e megjithatë ndëshkimi mund të ishte shumë i rëndë. Në plenumin e mbledhur për të poshtëruar Kadarenë më 1982, morën pjesë mbi katërqind vetë... Në autokritikën e tij, Kadareja pranoi kritikat që kishin të bënin me " dispropocionin mes temave historike e aktuale" në veprat e tij. Por ai theksoi se puna e tij letrare bazohej në nevojën për realizëm, i cili pasqyronte aktualitetin në jetën shqiptare. Ai iu referua " thënies së Hoxhës" se " koha kërkon zgjerimin e tematikës [...] në mënyrë që tabloja e madhe e realizmit socialist të plotësohej nga shkrimtarët e artistët" jo përmes " skematizmit por jetës së vërtetë, jo varfërisë, por pasurisë, jo ngushtësisë por gjerësisë". Ai kritikoi besnikërinë prej skllavi ndaj parimeve të realizmit socialist, si një kapitullim ndaj hegjemonisë kulturore të sovjetikëve dhe citoi kujtimet e udhëheqësit të madh për tu marrë si shembull udhërrëfyes në praktikimin e realizmit bashkëkohor në mjedisin komunist.

Peter Morgan në një analizë të jetës dhe veprës së Kadaresë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.