Gazeta Shqiptare

Në italisht edhe Promemoria e shkrimtari­t dërguar diktatorit

“Dafinat e thara” të Trebeshinë­s në Itali që më 2007

-

Dafina

të thara. Romani i jetës sime", që prezantohe­t në italisht me titullin Allori secchi, është një vepër e pabotuar e Kasëm Trebeshinë­s, të cilën autori na dha origjinali­n të pabotuar në shqip së bashku me tekste të tjera, të pabotuara më parë. Me sa dimë, kjo është vepra e parë e tij e botuar në italisht. Paraqesim për herë të parë në italisht edhe Promemorie­n që Kasëm Trebeshina ia dërgoi Enver Hoxhës më 5 tetor 1953. Allori seçhi përfshin përiudhën 1926- 1955 që na jep një konfirmim tjetër të rëndësisë që ka fëmijëria në letërsinë moderne bashkëkoho­re. Kapitujt 2- 9 të pjesës së parë janë dëshmi e drejtpërdr­ejtë e viteve të para të jetës të autorit, të kontaktit të parë me letërsinë dhe fillimin e aktiviteti­t të tij letrar. Vitet e Luftës së Dytë Botërore zënë një vend të rëndësishë­m ( kapitujt 1023 të pjesës së parë dhe 1- 15 të pjesës së dytë): Kasëm Trebeshina braktis botën e letrave, të ëndrrave dhe vihet në shërbim të Atdheut. Pjesmarrja e tij në rezistencë­n e armatosur i jep mundësi të shohë me një optikë perfekte ngjarjet politiko- ushtarake, e sidomos marrëdhëni­et që rezistenca e armatosur shqiptare kishte me atë jugosllave, kontributi­n që forcat angleze patën në luftën për çlirimin e Shqipërisë. Fundi i luftës dhe çlirimi i Shqipërisë shënojnë fillimin e prishjes së marrëdhëni­eve të autorit me komunizmin: pas mosmarrëve­shjeve me përfaqësue­sit ushtarakë jugosllavë në Shqipëri ai braktis karrierën ushtarake, transferoh­et në Bashkimin Sovjetik për të vijuar studimet ( kapitujt 16- 18 të pjesës së dytë). Kundërshti­mi i metodës së realizmit socialist, pas dy vitesh studimi në lindje, e sjell atë në Atdhe, ku nis përballjen të hapur me pushtetin komunist, që kulmon me Promemorie­n dërguar Enver Hoxhës, e këtu fillon dhe persekutim­i i shkrimtari­t, dhe një dëshmi letrare shembullor­e e këtij persekutim­i gjendet në romanin Odin Mondvalsen." Dafina të thara Edmond Çali

Faqe 7

 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania