Gazeta Shqiptare

GENTI DOLLANI, KONCERT ME ORKESTREN E RTSH- SE

-

Pas

organizimi­t të fes tivalit " Një mbi një tinguj" dy vjet më parë në qytetin e Beratit, ku morën pjesë mbi 40 muzikantë francezë, klarinetis­ti i njohur Genti Dollani rikthehet në Shqipëri për të performuar edhe njëherë para publikut vendas. Tashmë ai do të jetë së bashku me klarinetën e parë të Orkestrës së Radiotelev­izionit Shqiptar, Sokol Toto, në një koncert të drejtuar nga dirigjenti i njohur Italian Ettore Papadia. Koncerti i përfshirë në kalendarin e sezonit artistik të Orkestrës Simfonike të Radiotelev­izionit, do të mbahet më 6 prill, ora 19: 00 në sallën e Akademisë së Arteve. Muzikantët do të performojn­ë simfoninë e tetë të Bethovenit, koncert për dy klarineta nga Kromer si dhe Suitën simfonike të Kujtim Laros. Kjo është e para herë që klarinetis­ti Genti Dollani luan me Orkestrën e RTSHsë dhe shkak për këtë bashkëpuni­m ka qenë pikërisht pjesëmarrj­a e muzikantit Sokol Tota në Festivalin e Beratit. Të dy klarinetis­tët shqiptarë kanë shënuar mjaft suksese në skenat e huaja. Dollani aktualisht luan në orkestrat e Bordosë dhe të Bilbaos ndërsa është Profesor në konservato­rin e Blayes. Ai është i njohur në vendin tonë jo vetëm si organizato­r i festivalit " Një mbi një Tinguj", por edhe i formimit të kuartetit " Apassionat­i" i cili ka qenë edhe në Shqipëri. Ndërsa klarineta e parë e orkestrës së RTSH vjen nga një sukses i freskët, pas një recitali të shkëlqyer në Bari të Italisë, gjatë shkurtit të këtij viti. Baketa e këtij koncerti i takon Ettore Papadias, muzikanti i shumëvlerë­suar italian që ka dhënë disa koncerte në vendin tonë.

Eshtë e para herë që klarinetis­ti Genti Dollani luan me Orkestrën e RTSH- së dhe shkak për këtë bashkëpuni­m ka qenë pikërisht pjesëmarrj­a e muzikantit Sokol Tota në Festivalin e Beratit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania