Gazeta Shqiptare

" PAZARI BALLKANIK" I BUDINES NE VIDEOTEKAT ITALIANE

-

Ballkan

Pazar", vepra e fundit e regjisorit Edmond Budina, nga nesër do të mund të shihet në DVD. Nga 4 prilli, filmi do të mund të merret me qira dhe pas një muaji, nga 5 maji, do të jetë edhe në shitje. Filmi trajton në mënyrë humoristik­e një ngjarje të hidhur të ndodhur kohët e fundit, atë të zhvarrosje­s së eshtrave të shqiptarëv­e të rivendosur më pas në varreza të rreme ushtarësh grekë. E gjithë kjo nën ndikimin e interesave të caktuar grekë që kanë pretendime ndaj zonave kufitare jugore të Shqipërisë. Pas premierës së mirëpritur nga publiku dhe kritika në Festivalin e 15- të të Filmit në Sofje, vepra e Budinës i cili prej shumë vjetësh jeton në Itali, i është ofruar fillimisht publikut shqiptar nga muaji prill. Në Shqipëri u prit shumë mirë nga publiku e nga kritika. Tragji- komedia e Budinës që trajton në mënyrë ironike skandalin e zhvarrimev­e në fshatin Kosinë të Përmetit ka ngjallur reagimin e ashpër të Kishës Autoqefale të Shqipërisë dhe u bë shkas për një polemikë të ashpër mes intelektua­lësh dhe Kishës. Në kinematë italiane filmi u shfaq për disa javë nga korriku i vitit të shkuar, edhe këtu me një pritje të ngrohtë nga kritika e publiku. Në Itali Edmond Budina është njohur në vitin 2003 me filmin " Lettere al vento" ( Letra në erë) i cili ka marrë pjesë në mbi 30 festivale e ka fituar disa çmime. Gjithashtu, ai ka qenë për shumë kohë pjesë e trupës së aktorëve të serialit të njohur " Un posto al sole", ku luante rolin e Nikos.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania