Gazeta Shqiptare

Nikolla Zoraqi Zbulohen operat e ndaluara, " Teuta" dhe " Fundi i Golemëve"

- Fatmira Nikolli

Zhani Ciko: " Mira prej Mujsi" vepra e panjohur që i dha vuajtje Tonin Harapit

Diku në vitet 1960, Nikolla Zoraqi pat menduar që një vepër të tijën muzikore t'ia dedikonte Golemëve, familjes fisnike shqiptare të Mesjetës. E pat shkruar veprën në ato të pakoha, pa e ditur që ajo do të merrte një udhë të paudhë për plot 5 dhjetëvjeç­arë. " Fundi i Golemëve" do të dilte jashtë zyrës së Zoraqit vetëm njëherë, për tu propozuar për vënie në skenë. Mbasi kjo nuk u lejua, vepra do të kthehej në sirtar për të heshtur deri pothuaj në harrim. Por harresa nuk e mori as atë e as " Teutën", tjetrën vepër të po të njëjtës kohë, që pati fatin e simotrës së vet, pengimin për vite pa fund, aq sa edhe kompozitor­i që iu dha jetë u shua e iku duke i lënë dorëshkrim­e në sirtarin e të ndaluarave. Ky fat nuk do të qe vetëm i Zoraqit. Nëse ky do ta përballont­e ndjesinë gërryese të ndalesës, nuk do të qe aq e lehtë për Tonin Harapin, ndalimi i " Mirës prej Mujsi". Ai do ta vuante aq gjatë, sa sot kur Harapi s'është më, bashkëshor­tja nuk do as ta shohë në skenë veprën e të shoqit. Pjesë prej këtyre tri vepra të panjohura deri më tani kanë marrë jetë dje. Shfaqja e mbrëmshme në Teatrin e Operës dhe Baletit solli koncertin " Nëpër faqet e muzikës skenike shqiptare", ku u përfshinë copëza të baleteve më të njohura shqiptare e arie prej operave më në zë. Interpretu­an Mariana Leka, Ylber Gji- ni, Eva Golemi, Shpresa Beka, Blerta Zhegu, Emiljana Palushaj, Dorina Selimaj, Irida Dragoti dhe Armando Alikaj. Gjithashtu, orkestra simfonike e TKOB me dirigjimin e Edmon Dokos. Me shumë profesiona­lizëm u sollën në skenë edhe copëzat e baleteve nga Trupa e Baletit. Zhani Ciko, drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe baletit na thotë disa detaje.

Koncerti i mbrëmshëm në Teatrin e Operas solli në vëmendje pena e emra të njohur të muzikës klasike shqiptare, pa harruar as baletet më në zë. Si erdhi ky projekt?

Është një nga projektet përbërës të gjithë këtij viti që ka të bëjë me 100- vjetorin e Pavarësisë. E para qe " Pena e muziktarëv­e Rilindas" që nxori edhe dokumentin e parë të muzikës shqiptare, " Arbëreshën" e Lec Kurtit. Synojmë të bëjmë një panoramë të zhvillimit të muzikës sonë skenike ndër vite. Ky koncert kapi vlerat skenike muzikore dhe koreografi­ke, përmes fragmentev­e të operave dhe baleteve, të cilat në një formë sollën historinë shqiptare që nga eposi i kreshnikëv­e, ku kemi " Mira prej Mujsit", ose " Gjergj Elez Alia", " Skënderbeu" dhe deri tek veprat që i dedikohem kohëve më të reja. Në këtë kuadër janë pjesë nga veprat " Delina", " Shota e Azem Galica", " Halili dhe Hajria", " Juda Makabe", " Lulja e Kujtimit" dhe " Me pushkë e penë për mëmëdhenë". Jepet pra gjithë përpjekja e shqiptarëv­e për të krijuar shtetin e tyre. Këto vepra janë krijuar në një periudhë të caktuar kur muzika shqiptare u konsolidua dhe është muzikë klasike e jona. Pra që nga zanafilla, muzika vjen me veprat kryesore të traditës sipas seleksioni­mit të kohës.

Në koncertin e mbrëmshëm patëm edhe pjesë të dy operave të pashfaqura. Cila është historia e tyre?

Është opera e hershme " Fundi i Golemëve" që është ndërtuar nga një prej tregimeve më të bukura të Dhimitër Shuteriqit. Opera është kompozuar për të treguar dramën dhe shpresën e shqiptarëv­e pas humbjes së lirisë. Fundi i princit Moisi Golemi, mbas vdekjes së Skënderbeu­t është shumë dramatik, për shkak se në atë kohë osmanët pushtojnë Shqipërinë. Pse vepra mbeti e pavënë? Nuk u pranua të vihej në skenë nga regjimi, për shkak të guximit që përcillte tregimi dhe opera. Ajo u shkrua në vitet 1962- 1963. Nikolla ka qenë karakter i fortë dhe nuk besoj se është prekur shumë. Edhe për baletin " Cuca e maleve" ka pasur probleme në fillim sepse ekzistonte frikë mbas asaj që ndodhi me " Njollat e murrme". Në një mbledhje të rëndësishm­e që teatri bëri në atë kohë për këtë balet, Nikolla Zoraqi iu drejtua anëtarëve të Byrosë me këto fjalë: " Nëse s'iu pëlqen, unë e lë në sirtar"! Kështu që Nikolla e mbylli në sirtar " Fundin e Golemëve". Është e plotë kjo vepër? Po, është e plotë. Por është e paorkestru­ar, gjë që nuk është ndonjë problem i madh. Është një dëshmi e tentativës për t'u bërë opera jashtë frymës pse partishmër­isë që kishte në atë kohë. Po kështu ishte një opera tjetër, me titullin " Teuta" të Zorbës, të cilën e penguan sepse libretisti nuk kishte biografi të mirë. Edhe atë e la Nikolla në sirtar. Këtë nuk e kemi të plotë na mungojnë pak faqe.

Ndërsa " Mira prej Mujsi" ka një tjetër histori ende më të dhimbshme për Tonin Harapin.

" Mira prej Mujsi" e ka bërë Tonin Harapin të vuajë jo pak. Pas Pleniumit të IV, qenë bërë disa mbledhje e takime për të me kritika nga miqtë e kolegët e nga të tjerë po ashtu, siç ndodhte në atë kohë. Aq e ka vuajtur Tonin Harapi, sa e shoqja nuk ma dha veprën për të vënë në skenë, nga drama e vrasja që kishte përjetuar prej saj. Ajo akoma e kujtonte me dhimbjen historinë e kësaj vepre. Ne futëm në koncert vetëm një arie prej saj, atë të Mirës, të cilën e kishim këtu në Opera. Është një vepër që gjithsesi në një formë ose në një tjetër duhet të vihet në skenë.

 ??  ?? Skenë nga shfaqja e djeshme
Skenë nga shfaqja e djeshme
 ??  ?? Nikolla Zoraqi
Nikolla Zoraqi
 ??  ?? Zhani Ciko
Zhani Ciko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania