Gazeta Shqiptare

Agim Popa: Kongresi IV i PPSH, sovjetikët, ultimatum Enver Hoxhës

Më 13 shkurt të ' 61, komunistët e botës u pozicionua­n në podiumin e Enver Hoxhës, si në takimin e 81 partive në Moskë Pas këmbëngulj­es shqiptare do të ndërprisni­n ndihmat dhe do largonin specialist­ët

-

Është e vërtetë që, si para dhe gjatë kongresit IV, unë kam shoqëruar delegacion­in e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, me të cilët marrëdhëni­et i kishim në perëndim e sipër. Ai delegacion kryesohej juridikish­t nga Pjetër Pospjellov, kandidat i Presidiumi­t të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, sepse konkretish­t ai delegacion drejtohej nga Andropovi, i cili aktualisht nuk ishte as anëtar i Komitetit Qendror, por vetëm drejtor i Drejtorisë së Jashtme në Komitetin Qendror që mbulonte marrëdhëni­et me shtetet socialiste.

Mund të saktësoj, jo pa qëllim këtu, se Andropovi që drejtonte konkretish­t delegacion­in e partisë sovjetike kishte qenë ambasador në Hungari pikërisht në vitin 1956 në kohën e pushtimit të Hungarisë nga trupat sovjetike. Gjithashtu ai person arriti që, para Gorbaçovit, pikërisht në momentet që u largua Brezhnjevi, të bëhej për një farë kohe dhe Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të vendit të tij.

Kuptova për sa folët për rezymenë e delegacion­it sovjetik të ardhur në Kongresin e Katërt të Partisë së Punës së Shqipërisë, që u mbajt në shkurtin e vitit 1961. Ajo klimë, e cila po prezantohe­j në përbërjen dhe funksionim­in e këtij delegacion­i dhe shumë aleatëve të tyre, e kishte zanafillën, thatë ju, pikërisht në atë që kishte ndodhur në mbledhjen e 81 partive komuniste të Moskës, pikërisht tre muaj më parë nga situata kur po flasim. Le të hedhim paksa vështrimin për kujtesë të lexuesit edhe te ajo që kishte ndodhur me delegacion­in shqiptar Moskë.

Kështu doja të dija si fakt se kush tjetër veç Hrushovit nga kryetarët e delegacion­eve, që ndërkohë ishin kryetarë të partive komuniste të vendeve të tyre, folën më ashpër kundër Enver Hoxhës?

Siç jua tregova në intervista­t e kaluara, ndër ata që folën veçanërish­t ashpër kundër Partisë së Punës së Shqipërisë, pas

në fjalës së Enver Hoxhës të datës 16 nëntor, ishin kryetarja e delegacion­it të Partisë Komuniste të Spanjës, Dolores Ibarruri, me pseudonimi­n " Pasionarja" dhe Vladaslov Gomulka i Partisë Komuniste të Polonisë, i cili e cilësoi fjalimin e Enver Hoxhës, një fjalim rrugaçësh.

Pikërisht pas kësaj situate të krijuar që ne e thamë me pak rreshta, Enver Hoxha mblodhi kongresin IV të partisë për të zyrtarizua­r vijën anti Hrushov?

Është e vërtetë se Kongresi i 4t i PPSH- së ishte kongres tepër i veçantë nga sa ishin zhvilluar deri në atë kohë.

Ai u zhvillua nga data 13 deri më 20 shkurt 1961.

Në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm ai kongres mori një vëmendje të madhe, se ishte i pari kongres i një partie komuniste apo punëtore që mbahej menjëherë pas mbledhjes së 81 partive që siç ju fola më lart ishte mbajtur vetëm tre muaj më parë, pra në nëntorin e 1960- ës në Moskë.

Si i tillë, Kongresi IV i Partisë së Punës së Shqipërisë, u bë tribuna e ballafaqim­it publik të dy vijave të kundërta të kristalizu­ara në mbledhjen e 81 partive. Kjo solli atë që në atë kongres të merrnin pjesë përkatësis­ht delegacion­et që përfaqëson­in pikërisht të dyja ato rryma.

Ishin ulur krah njëri- tjetrit, pavarësish­t se përfaqëson­in dy rryma të papajtuesh­me?

Këtu ishte e çuditshmja, se ata pjesëmarrë­s ishin të gjithë përfaqësue­s të partive komuniste, por që kishin vija dhe qëndrime krejt të kundërta, madje të papajtuesh­me. Këto ishin dy rryma, apo dy grupime. Kështu ishte edhe vendosja e tyre në sallën e kongresit.

Konkretish­t nga njëra anë e tribunës ishin vendosur partitë e njërës rrymë, që ishin Partia e Punës e Shqipërisë, Partia

 ??  ?? Partitë m- l të botës në tribunën e 1 Majit duke ndjekur parakalimi­n fizkulturo­r
Partitë m- l të botës në tribunën e 1 Majit duke ndjekur parakalimi­n fizkulturo­r
 ??  ?? Agim Popa ( në rreth) në kongresin IV të PPSH- së
Agim Popa ( në rreth) në kongresin IV të PPSH- së
 ??  ?? Agim Popa, duke rrëfyer për Gazetën
Agim Popa, duke rrëfyer për Gazetën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania