Gazeta Shqiptare

Rama: “OK” imunitetit, por pranoni propozimet tona

Heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë përplas opozitë- mazhorancë PD: PS të votojë në 6 gusht imunitetet, jo pazare

- Darina Tanushi

ështja e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe deputetëve përplasi sërish dje dy partitë kryesore. Në një deklaratë për shtyp, PD, përmes zëdhënëses së saj, Silvi Bardhi i bëri thirrje kreut të opozitës Edi Rama që të votojë heqjen e imunitetit në datën 6 gusht dhe të mos kërkojë pazare politike. Por, menjëherë pas kësaj deklarate reagoi kreu i opozitës, Rama, në ‘ Twitter’. “Qëndrimi ynë për imunitetin është i qartë: Jemi Pro, po vetëm pasi të diskutohen të gjitha ndryshimet që kemi propozuar mbi një vizion reformues”, shkroi dje, Rama. Lidhur me reagimet e PD- së ai i komentoi si të neveritshm­e. “Çfarë neverie, përsëri sot propaganda e Saliut për imunitetin! Kërkon konsensusi­n e opozitës, duke përgojuar deputetët tanë e tallur shqiptarët”, shkruan Rama, në ‘ Twitter’. Kryetari socialist përsëriti edhe dje, qëndrimin e një dite më parë, kur në kuvend po diskutohej edhe me ndërkombët­arët çështja e imunitetit. Në deklaratën e saj, zëdhënësja e PD- së thekson se: “Përfaqësue­sit e institucio­neve ndërkombët­are pohuan në mënyrë të përsëritur se amendament­et e paraqitura në Kuvend nga Grupi Parlamenta­r i Partisë Demokratik­e, pasqyronin plotësisht dhe besnikëris­ht, projektet e hartuara nga ata në bashkëpuni­m të ngushtë me për- faqësues të institucio­neve kryesore dhe shoqërisë civile të vendit në një proces të hapur që debatohet tani së fundi prej 1 viti, por në të vërtetë prej vitit 2003”. Por, sipas saj, “në një akt dësh- përimi diktuar nga këshilli i miliarderë­ve, pikërisht kur të ftuarit në seancën e dëgjimit të Parlamenti­t po mbështesni­n në unison rrëzimin e murit të imunitetit, zoti Rama deklaroi se ai nuk pranon këto qëndrime dhe kërkon si pazar për votimin e tyre, vendosjen në Shqipëri të Kushtetutë­s së pakicës bllokuese apo Kushtetutë­s së sundimit të pakicës”. “Ai e ilustroi këtë me procesin e zhvilluar në zyrat e tij për postin e Avokatit të Popullit, të cilin për pazare e la bosh për dy vite me radhë”, nënvizoi, zëdhënësja e PD- së. Pra, shtoi ajo, për rrëzimin e murit të imunitetit, këshilli i miliarderë­ve kërkon të vendosë në zyrat e Fidelit, Presidenti­n e Republikës dhe Kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe atë të Gjykatës Kushtetues­e dhe të gjithë gjykatësit e tyre, Prokurorin e Përgjithsh­ëm dhe Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në mënyrë që kjo Kupolë të ketë të garantuar pasurimin e tyre të paligjshëm, dhe pavarësish­t se për cilën forcë politike votojnë qytetarët, ata të bëjnë ligjin me Kushtetutë­n e sundimit të pakicës. “Partia Demokratik­e i bën thirrje dhe një herë z. Rama: Dëgjoje zërin e qytetarëve shqiptarë që duan barazi para ligjit me zyrtarët e tyre, të dëgjojnë zërin e të papunëve, pensionist­ëve të vendit, mbi të cilët muri i imunitetit vjen i rëndë sa toka dhe të votojmë së bashku me 6 gusht heqjen, apo sipas rastit, kufizimin e imunitetit si një histori suksesi për çdo qytetar të këtij vendi”, u shpreh zëdhënësja e PD- së.

 ??  ?? Mbledhja e Këshillit të Legjislaci­onit
Mbledhja e Këshillit të Legjislaci­onit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania