Gazeta Shqiptare

Doris Pack: Hiqni imunitetin e gjyqtarëve, jo deputetëve

Eurodepute­tja e PPE komenton debatin e fundit në politikën shqiptare “Gjykatësit s’kanë imunitet, s’i zgjedh populli”

-

Doris

Pack, një nga de putetet e njohura të Parlamenti­t Evropian, u sugjeron politikanë­ve shqiptarë që tu heqin imunitetin gjyqtarëve dhe jo deputetëve. Sipas saj, kjo është një praktikë që ndihet edhe në Parlamenti­n ku Pack bën pjesë. Eurodepute­tja e grupit të Partive Popullore Evropiane, në një intervistë për “Albanian Screen”, - shprehet për procedura lehtësuese për heqjen e imunitetit të politikanë­ve me kërkesë të prokuroris­ë, por jo lënie e tyre pa këtë mburojë. “Tek ne vetëm parlamenta­rët kanë imunitet. Por ky mund të hiqet nga parlamenti kombëtar, ose nga Parlamenti Evropian. Këtë unë e quaj një veprim normal sepse të gjithë parlamenta­rët janë të barabartë me qytetarët e tjerë. Por, në ndryshim nga këta, deputetët kanë njëfarë garancie, meqë herë pas here ata flasin në emër të popullit”, - sqaron Pack. “Dhe, - vijon ajo sqarimin, - kur e bëjnë këtë, ata edhe mund t’i kalojnë caqet e lejuara”. Kurse gjykatësit, sipas saj, nuk kanë imunitet, sepse ata nuk janë të zgjedhur nga populli. Ata janë funksionar­ë të emëruar dhe këta nuk kanë imunitet. Edhe këtu në Parlamenti­n Evropian funksionar­ët nuk kanë imunitet”, - tha Doris Pack. Sipas Pack, nuk janë të rralla rastet kur prokurorit­ë e vendeve anëtare kërkojnë hetimin e eurodepute­tëve, madje kjo është bërë një praktikë e përmuajshm­e sipas saj. “Nëse shikoni procedurën e Parlamenti­t Evropian, do të shihni se pothuajse çdo muaj ne votojmë për heqjen e imunitetit të njërit apo tjetrit deputet, me kërkesën e gjykatave të vendeve të tyre. Kështu veprohet këtu, kështu duhet të veprohet edhe tek ju”, - nënvizoi Doris Pack, duke komentuar debatin më të fundit në politikën shqiptare. Kuvendi i Shqipërisë nisi më datë 20 korrik shqyrtimin e dy drafteve për imunitetin, ai i socialiste­ve që kërkonte kufizim dhe ai i demokratëv­e për heqjen plotësisht të tij. Pritet që kjo të votohet në seancë parlamenta­re në datën 6 gusht, por përpara se sa të arrihet deri këtu, ka ende debate që po vazhdojnë mes palëve, pasi opozita po kërkon që para këtij votimi të diskutohet edhe për një paketë ndryshimes­h kushtetues­e, propozuar prej saj. Të shtunën, Këshilli i Legjislaci­onit dhe komisioni parlamenta­r i Ligjeve mbylli edhe dëgjesën publike me ekspertë dhe grupe të interesit për çështjen e imunitetev­e përmes ndryshimev­e kushtetues­e. Në këtë seancë u dëgjua edhe mendimi i misioneve të Bashkimit të Bashkimit Evropian, PACA dhe EURALIUS. Ekspertët e këtyre dy misioneve që asistojnë drejtësinë shqiptare vunë në dukje se projekti i paraqitur nga PD ofron më pak mbrojtje imu- nitare për deputetët se sa ai i socialistë­ve. Ekspertët e dy misioneve sugjeruan votim të hapur, siç është paraqitur në variantin e PD- së, kur duhet vendimmarr­ja e Kuvendit për kthimin e imunitetit të deputetëve në rast të cënimit të funksional­itetit të tij. Misionet sugjeruan që deputetët nuk duhet të ndiqen penalisht apo tu kontrolloh­en banesat. Po kështu, PACA dhe EURALIUS kërkuan që të bëhet kujdes sa i takon kufizimit të imunitetit të gjyqtarëve, pasi sipas tyre imuniteti i tyre prek drejtpërdr­ejt të drejtat e gjyqtarëve.

 ??  ?? Doris Pack
Doris Pack
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania