Gazeta Shqiptare

LSI: Imuniteti të votohet bashkë me reformën parlamenta­re

-

Lëvizja

Socialiste për Integrim kërkon që më datën 6 gusht, veç heqjes së imunitetit, të votohet edhe reforma parlamenta­re. Nënkryetar­i i kësaj partie, Petrit Vasili u kërkoi deputetëve që duke nisur nga e hëna të zgjidhin mosmarrëve­shjet për reformën parlamenta­re dhe ta mbyllin sesionin me 2 konsensuse të rëndësishm­e. “Duke synuar të përfitohet gjithë koha e humbur të mbyllen në 6 gusht të dyja, edhe reforma parlamenta­re e cila duhet të startojë puna për të që nga e hëna në mënyrë që në vlerësimet që bëhen në Europë lidhur me këtë çështje në fillim të shtatorit, Shqipëria të ketë përmbushur këto dy detyrime të kërkuara me insistim dhe më përpara”, - tha dje Vasili, në një konferencë për shtyp. Në konferencë­n për shtyp, nënkryetar­i i LSI- së Petrit Vasili kërkoi publikisht që paralelish­t me punën e filluar për imunitetet, ditët në vazhdim të rimerret në shqyrtim edhe reforma parlamenta­re, duke bërë që në 6 gusht edhe kjo çështje të përmbushet. Vasili tha se: “LSI vlerëson se reforma parlamenta­re është një nga 3 kushtet themelore për marrjen e statusit, ndaj edhe kjo duhet të ecë paralelish­t me punën që ka filluar për heqjen e imunitetev­e”. Sa i përket çështjes së imunitetev­e, LSI vlerëson se ky proces duhet të kishte nisur me kohë, theksoi ai, duke shprehur vullnetin e saj dhe dëshirën që kjo nismë të votohet me konsensus në datën 6 gusht. “LSI- ja vlerëson se heqja e imunitetit duhet të kishte startuar kohë më parë megjithatë duke pasur parasysh objektivin madhor të integrimit dhe heqja e imunitetit përbën një nga kushtet themelore e vlerësojmë këtë vullnet të shprehur si të dobishëm dhe shpresojmë të arrihet në konsensus për ta përfunduar në 6 gusht”, - tha Vasili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania