Gazeta Shqiptare

BSH, nesër ankandi i bonove të thesarit për qytetarët

Financat: Bonot e thesarit e obligacion­et, forma më e sigurt e investimit Letrat me vlerë në euro, me afat maturimi 12 muaj

- Lorenc Rabeta

Zhvillohet nesër An kandi i Bonove të Thesarit me afat maturimi 12- mujor në EURO në Bankën e Shqipërisë, i cili trumbetohe­t prej javësh nga ana e Ministrisë së Financave si një mënyrë shumë e mirë ku qytetarët të investojnë kursimet personale. Kësaj here, qeveria shqiptare ka vendosur t’i drejtohet tregut të brendshëm për të siguruar borxh në euro përmes një ankandi i cili duket se ka si target kryesor emigrantët që kthehen masivisht në këtë periudhë në vend për të kaluar pushimet. Ndërsa norma e fitimit të këtyre bonove do të mësohet vetëm nesër, pas ankandit, me shumë gjasa ajo do të jetë më e lartë se normat e depozitave që ofrojnë bankat tregtare. “Aktualisht kemi vetëm dy tre banka që ofrojnë për depozitat me afat maturimi një vjeçar norma interesi prej 7 %, dhe këtë përmes ofertash të posaçme sezonale. Në përgjithës­i norma mesatare e interesit për depozitat një vjeçare është diku tek 6.2 6.4%. Ndërkohë që me shumë gjasa norma e interesit për bonot e ankandit të nesër do të jetë së paku 7.3 - 7.4%”, - thotë për “Gazetën Shqiptare” një ekspert Bankar.

INVESTIMI PËR QYTETARËT

Ndërsa ka qenë gjatë gjithë këtyre viteve një luks nga i cili përfitonin më së shumti bankat tregtare, kësaj here qeveria ka ndër mend të afrojë në tregun e bonove të thesarit sa më shumë qytetarë. Kjo kryesisht pasi tregjet financiare në Shqipëri u përballën në muajt e parë të vitit me një fenomen të pa ndodhur ndonjëherë më parë: Tërheqjen e disa bankave nga investimet në letrat me vlerë të qeverisë për shkak të detyrimeve të vendosura nga Autoriteti Bankar Europian. Një tërheqje e tillë nga ana e bankave e bëri qeverinë të hedhë sytë nga qytetarët për të financuar borxhin publik përmes blerjes së bonove të the- sarit. Kjo edhe për shkak të situatës së vështirë ekonomike, e cila ka ngushtuar marzhet e fitimit në të gjithë sektorët e ekonomisë gjë që e bën sektorin financiar një ndër të paktët që ofron kthime të larta nga investimet me marzhe risku praktikish­t zero. Në një broshurë të publikuar së fundmi për të ftuar qytetarët të investojnë kursimet e veta në bono qe-

Nga ana tjetër, ajo që i bën bonot e thesarit një investim edhe më fitimprurë­s për momentin është norma më e ulët e inflacioni­t së shënuar përgjatë gjithë muajve të këtij viti, ndër më të ulëtat të regjistrua­ra që nga viti 2004. Diçka e tillë rrit interesin real që një individ përfiton nga investimi në bono thesari. Sipas ekspertëve parashikoh­et që letrat me vlerë të qeverisë të mbeten një investim tërheqës edhe për gjysmën e dytë të vitit. Nga ana e vet Banka e Shqipërisë parashikon që norma e inflacioni­t me 90 për qind probabilit­et do të vazhdojë të qëndrojë në kufijtë nga 0.7 deri në 2.8 për qind të paktën edhe për 8 muajt e ardhshëm, që do të thotë se normat e fitimit nga kjo formë investimi në të mbeten të lartë.

 ??  ?? Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë
 ??  ?? Ministria e Financave
Ministria e Financave
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania