Gazeta Shqiptare

BANKAT E LICENCUARA

-

Individët mund të marrin pjesë në ankandet e bonove të thesarit dhe obligacion­eve nëpërmjet Bankës së Shqipërisë ( vetëm për bono) ose nëpërmjet subjekteve të licencuara nga AMF që janë: Posta Shqiptare ( vetëm për bono), Banka Raiffeisen, Banka Intesa SanPaolo, Banka Kombëtare Tregtare ( BKT), Banka e Tiranës, Banka Credins, Alpha Bank dhe Banka e Parë e Investimev­e ( FIB). si i përftuar nga investimi në obligacion­e paguhet çdo gjashtë muaj dhe në datën e pagesës së interesit aplikohet tatimi mbi interesin e përfituar i cili aktualisht është 10 për qind.

PJESËMARRJ­A

Një individ për të marrë pjesë në ankand nëpërmjet sporteleve të Bankës së Shqipërisë ( në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Lushnje, Gjirokastë­r dhe Korçë), duhet që përpara organizimi­t të ankandit: Të çelë një llogari në sportelet e Bankës së Shqipërisë ( kjo llogari është personale pra nuk mund të jetë për më shumë se një person); Nëpërmjet bankave tregtare, të transferoj­ë fondet që do të investojë, për në llogarinë e Bankës së Shqipërisë; Të paraqitet me një kopje të Urdhër transfertë­s pranë Bankës se Shqipërisë për të plotësuar kërkesën për pjesëmarrj­e në ankandin e bonove të thesarit.

Ndërsa për të marrë pjesë në ankand nëpërmjet subjekteve të licencuara nga AMF, individi duhet që përpara organizimi­t të ankandit: Të çelë një llogari për pjesëmarrj­e në ankandin e titujve qeveritarë, pranë subjektit të licencuar nëpërmjet të cilit kërkon të marrë pjesë në ankand. Të bllokojë fondet që do të investojë në llogarinë e çelur dhe të plotësojë kërkesën për pjesëmarrj­e në ankand.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania