Gazeta Shqiptare

Tronditet Fushë- Kruja, eksploziv pranë policisë

Shpërthimi i katërt brenda një muaji, asnjë i arrestuar Pronarët e klubit nga Nikla, shoqërohen 10 vetë

- Ardian Bushi

TFUSHË- KRUJË ronditet sërish qyteti i Fushë- Krujës pasi për të katërtën herë brenda muajit janë dëgjuar shpërthime të fuqishme, ku objekt sulmi kanë qenë pikërisht pronarët e lokaleve të këtij qyteti. Tre herë radhazi në shënjestër të tritolit ka qenë një lokali lojërash fati i cili ndodhet në qendër të Fushë- Krujës dhe është pronë e disa banorëve nga fshati Nikël i Krujës. Shpërthimi, edhe pse ka ndodhur fare pranë policisë, ka qenë i pamundur identifiki­mi i autorëve, të cilët kanë mundur të hedhin eksplozivi­n dhe duke përfituar nga errësira janë larguar pa adresë. Nga burime zyrtare të policisë së qytetit, mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01: 40 pas mesnatës ku fatmirësis­ht brenda në lokal nuk kishte asnjë njeri. Sipas skicës paraprake nga kqyrja e vendit të ngjarjes mendohet se autorët e vendosjes së eksplozivi­t kanë mundur të hedhin lëndën plasëse e të largohen me shpejtësi duke i shpëtuar kështu edhe syrit të rojeve të lokalit. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur të gjitha hetimet ndërsa ka shoqëruar të paktën 10 persona si të dyshuar, por ende nuk ka mundur të identifiko­jë autorët e mundshëm që kanë vendosur eksplozivi­n. Ndër katër rastet e shpërthime­ve në qytetin e Fushë- Krujës, ky është i treti brenda këtij muaji që i vendoset eksploziv të njëjtës ndërtesë ku ndodhet bari i lojërave të fatit ndërkohë që mësohet se ka patur vetëm dëme materiale. Pas shpërthimi­t, forca të FNSH- së së Tiranës dhe të Durrësit të ardhur me urgjencë në Fushë- Krujë kanë kryer krehjen e zonës, por pa mundur të identi- fikojnë asnjë autor. Sipas burimeve zyrtare, kanë mbërritur edhe specialist­ë të antiterror­it të Drejtorisë së Policisë së Durrësit e të Tiranës, të cilët gjatë kontrollit kanë gjetur vetëm cigaren e duhanit që mendohet të jetë e autorit të vendosjes së eksplozivi­t. Ajo është sekuestrua­r dhe do i nënshtrohe­t ekspertizë­s, ndërsa vazh- dojnë të gjejnë gjurmë të tjera që do t'i çojnë drejt autorëve. Dëmet materiale nuk kanë qenë të shumta pasi autorët e vendosjes së eksplozivi­t kanë përdorur fitilin zjarrpërcj­ellës të shkurtër dhe lëndën plasëse e kanë hedhur nga distanca, kjo pasi vendi ku ishte vendosur eksplozivi ka qenë i rrethuar.

 ??  ?? Lokali ku u vendos ekplozivi në Fushë- Krujë
Lokali ku u vendos ekplozivi në Fushë- Krujë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania