Gazeta Shqiptare

Kapet në Greqi skafi me 1 ton drogë, u nis nga gjiri i Lukovës

-

KORFUZ - Policia greke ka sekuestrua­r mbrëmjen e djeshme një gomone me 1 ton drogë si dhe ka arrestuar pronarin e skafit " Evangjelis­tria". Dy personat që ishin prezent në skaf janë larguar e sipas burimeve policore kanë qenë të armatosur me kallashnik­ov. Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Sarandës, gomonia ku fshihej droga e llojit kanabis sativa, ishte nisur nga gjiri i Lukovës me destinacio­n Greqinë. Skafi " Evangjelis­tria" është 10 metra i gjatë me dy motorë nga 350 kuaj fuqi. Nga të dhënat e para mësohet se lënda narkotike ishte ngarkuar në një gomone, që dyshohet të jetë nisur nga gjiri i Lukovës në Sarandë dhe nëpërmjet Kanalit të Korfuzit, po dërgohej në ishullin Qefalonia, për tu hedhur më pas në treg. Qendra Operative në Durrës ka mundur ta pikasë gomonen në det dhe ka njoftuar policinë e Sarandës. Rojet bregdetare të Sarandës u vunë në ndjekje të saj, por në pamundësi për ta kapur njoftuan policinë e vendit fqinj ku dukej se ishte drejtuar gomonia. Policia greke i ka bërë thirrje të ndalonin por dy drejtuesit e gomones nuk i janë bindur urdhrave të tyre. Me të mbërritur në gjirin e Itakës, dy personat që drejtonin gomonen e kanë braktisur atë dhe janë arratisur me këmbë në ishull Trafikantë­t kanë mundur të hedhin një sasi të konsiderua­r të drogës së paketuar në det, por paraprakis­ht mendohet se sasia e saj mund të jetë deri në 1 ton. Operacioni për kapjen e të kërkuarit tjetër po vazhdon në brendësi të ishullit. Policia dyshon se ky grup ka trafikuar edhe më herët drogë përmes këtij itinerari. tho. ni.

RASTE

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania