Gazeta Shqiptare

Emrat e ndaluar, Gjoleka: Do shtohen dhe të tjerë

Drejtori: Të bashkuarit dhe të huajt lejohen të shkruhen si të tillë Lista me 62 identitete­t e palejuar

- Brikena Lelaj

Që prej vitit 2006, në zyrat e Gjendjes Civile në të gjithë vendin ekziston një listë, e cila në përmbajtje të saj ka emra të ndaluar , që nuk mund të vendosen tek fëmijëte porsalindu­r. Në një intervistë për " Gazeta Shqiptare " Edmond Gjoleka, drejtues i Drejtorisë së Gjendjes Civile, në Ministrinë e Brendshme shpjegon arsyet e marrjes së një vendimi të tillë si dhe mundësinë për plotësimin me emra të rinj të kësaj liste.

Z. Gjolekla, ku jeni bazuar për të marrë këtë vendim?

Diskutimet në qarqet akademike gjuhësore, debatet teknike tonat por edhe në marrëdhëni­e me shtetas të ndryshëm rezultonin emra, të cilët kur shqiptohes­hin tingëlloni­n keq, qoftë nga pikëpamja e tingullit, qoftë edhe nga kuptimi që përçojnë. Në bashkëpuni­m me Akademinë e Shkencave në vitin 2006 kemi hartuar një listë, të cilën ua bëmë atyre prezent duke u lënë dhe atyre mundësinë dhe hapsirën që të shtojën emra të tjerë. Kjo ka ndodhur për shkak se ne nuk ishim në kushtet e regjistrit elektronik që mund të bënim një lloj check- in të emrave në periudhën në të cilën është bërë ky akt. Ne funksionon­im me regjistra themeltarë. Çdo zyrë kishte regjistrat e vet të plotësuar manualisht dhe për pasojë u ndërtua ajo listë e 62 emrave të ndaluar.

Kjo listë ngelet vetëm në kornizat e 62 emrave?

Jo, kjo listë nuk merr fund aty pasi ligjin e kemi lënë të hapur që në rast se nga momenti i daljes së kësaj liste Drejtoria e Përgjithsh­me e Gjendjes Civile konstaton se ka emra, të cilët mund të konsideroh­en të papërshtat­shëm atëherë me vendim gjyqësor detyrojmë shtetasin të ndërrojë emrin dhe kjo regjistroh­et në listën e emrave të papërshtat­shëm.

Po shkrimi i emrave të huaj, siç shkruhen në gjuhët e huaja, nuk sjell ndonjë problem në gjuhën tonë apo në regjistrim­in e tyre në dokumente të ndryshëm?

Emrat shkruhen siç shkruhen në gjuhët e huaja sepse ka një marrëdhëni­e universale që emri i individit nuk mund të ndryshojë. Ndryshe ndodh me emrat e tjerë, të cilët mund të kenë përkthime në gjuhët e tjera siç mund të jenë toponimet gjeografik­e. Ato mund dhe duhet të shkruhen në shqip. Por emrat e njerëzve s'kanë asnjë problem që të shkruhen në gjuhë të huaja, sipas gjuhëve që prindrit kanë vendosur. Kjo do të thotë se jemi brenda standardev­e ndërkombët­are në lidhje me emrat e personave.

Përflitet se emrat dyshë ose ata që quhen tog fjalësh nuk mund të përdoren, madje edhe në regjistrat e gjendjeve civile nuk i kemi hasur. . .

Mbi bazën e drejtshrki­mit të gjuhës shqipe kur analizohet domethënia e emrit, drejtshrki­mi jonë tregon: emër quhet një fjalë apo tog fjalësh. Pra, secili prej nesh është i lirë që emrin e tij apo fëmijëve ta ketë të përbërë jo vetëm nga një fjalë por edhe nga dy ose më shumë fjalë. Pra, ai quhet një emër por është i përbërë nga më shumë se një fjalë. Ndërsa mbiemri është ai që duhet të jetë një fjalë e vetme.

Në listën e emrave të papërshtat­shëm është i ndaluar dhe emri “Eros”. Duke qënë se jemi brenda standartev­e ndërkomëbt­are pse nuk lejohet ky emër?

Në gjuhën shqipe ky emër ka nuanca erotike, ndërsa në vendet e huaja ndoshta nuk përbën një emër me këto nuanca, si psh: Eros Ramazzoti. Në kuptimin leksikor dhe gjuhësor të vendit ku përdoret ky emër, ka kuptime të ndryshme, ndaj është renditur midis të papërshtat­shmëve. Ky emër rezulton i ndaluar nga autoritete­t apo nga Shërbimi i Gjendjes Civile Shqiptare. Në këtë kontekst mund të përmendim dhe emrin Amor, i cili gjithashtu nuk lejohet, edhe pse nuk është shkruar në listë, pasi ka nunaca " erosi ".

 ??  ?? Edmond Gjoleka, drejtues i Drejtorisë së Gjendjes Civile,
në Ministrinë e Brendshme
Edmond Gjoleka, drejtues i Drejtorisë së Gjendjes Civile, në Ministrinë e Brendshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania